Hysni Gucati, nga OVl – UÇK, i ftuar në Kosova Live, ka folur për vizitat që ai ka realizuar në Hagë tek ish krerët e UÇK’së.
Ai ka thënë se gjatë vizitës, çdo fjalë e tija dhe e atyre është shënuar.
‘’Se unë kam qenë edhe në vizitë, 5 herë kam qenë në vizitë në Hagë, dhe është e vërtetë që në atë dhomën e pritjes së musafirve, brenda në dhomë ku u takojshum me presidentin dhe të tjerët, janë ka dy kamera në dy qoshe, si të hyjsh brenda. Dhe është një përkthyes nga Shqipëria, dhe është një gardian që rri te dera. Çdo fjalë e imja, apo çdo fjalë e tyre që kemi bisedu ne për halle e derte tonat, e shënon përkthyesi’’, ka thënë ai mes tjerash.













