Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK reagon pas gjetjeve të organizatës ndërkombëtare për Gjykatën Speciale

30/04/2026 - 15:07
në Lajme
A A
Ftesa e Kurtit për takim, vjen përgjigja e PDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur “shqetësimin e thellë” lidhur me gjetjet e raportit të organizatës “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, i cili trajton proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ky raport i kësaj organizate me reputacion të lartë ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, ngre shqetësime serioze për respektimin e standardeve të një gjykimi të drejtë, duke vënë në pah rreziqe të mospërputhjes me parimet themelore të Këshillit të Evropës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK thotë se gjetjet e këtij raporti “nuk mund dhe nuk duhet të injorohen më nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”. Raporti i cilësoi sfida serioze për integritetin e procesit gjyqësor çështjet si shkeljet e të drejtave të njeriut, paraburgimi i gjatë dhe praktikisht i pakontestueshëm, kufizimet në lirimin e përkohshëm, si dhe dyshimet për barazi të palëve në proces, paraqesin sfida serioze për integritetin e procesit gjyqësor. U theksuan edhe shqetësime lidhur me transparencën e provave dhe burimin e tyre.

“PDK rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare. Rrjedhimisht, çdo proces ndaj pjesëtarëve të UÇK-së duhet të jetë i pakontestueshëm në standard, i pastër në procedurë dhe i drejtë në çdo aspekt. Ne kërkojmë që rekomandimet e raportit të merren seriozisht dhe urgjentisht, përfshirë krijimin e një mekanizmi të pavarur të monitorimit, që garanton respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare dhe ruajtjen e legjitimitetit të procesit gjyqësor”, thuhet në reagim.

PDK u bën thirrje shteteve financuese të Dhomave të Specializuara, ekspertëve të drejtësisë, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë njohësve të të drejtave të njeriut, brenda dhe jashtë vendit, që të mos heshtin.

“Heshtja përballë këtyre gjetjeve nënkupton normalizim të standardeve të ulëta dhe rrezikon të krijojë precedent të rrezikshëm për drejtësinë ndërkombëtare. PDK do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe të angazhohet në mbrojtje të drejtësisë, të së vërtetës dhe të dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit tonë. PDK beson në pafajësinë e çlirimtarëve dhe pret një vendim final, të drejtë dhe pa vonesa të mëtejshme, që do të mundësojë lirimin e tyre dhe kthimin në Kosovë”.

JU REKOMANDOJMË

Shkarkimi i Vehbi Miftarit, ja çka thotë Albulena Haxhiu

Shkarkimi i Vehbi Miftarit, ja çka thotë Albulena Haxhiu
30/04/2026 - 16:56

Vehbi Miftari ka konfirmuar se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, duke bërë të ditur se ka pranuar dekretin përkatës nga ushtruesja...

Më shumëDetails

Zjarrfikësi që s’ia zgjati dorën Kurtit: Mashtrues, na ke lënë në mëshirën e Zotit, as uniforma, as mjete

Zjarrfikësi që s’ia zgjati dorën Kurtit: Mashtrues, na ke lënë në mëshirën e Zotit, as uniforma, as mjete
30/04/2026 - 16:40

Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, një qytetar refuzoi t’i japë dorën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke shkaktuar reagime. Më pas, ai u deklarua si zjarrfikës dhe...

Më shumëDetails

Haxhiu pranon letër nga UD. së kryeprokurorit të shtetit, për çka bëhet fjalë

Haxhiu pranon letër nga UD. së kryeprokurorit të shtetit, për çka bëhet fjalë
30/04/2026 - 16:33

Ushtrusja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit. Para gazetarëve, Haxhiu ka treguar se...

Më shumëDetails

Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të Rahovecit: Do prodhohet energji për 45 mijë familje

Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të Rahovecit: Do prodhohet energji për 45 mijë familje
30/04/2026 - 16:21

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit, i...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut
30/04/2026 - 16:20

Emërimi i Kryesisë së re të LDK-së nga Lumir Abdixhiku është përcjellur me reaksione të fuqishmë brenda kësaj partie, të cilët nuk janë pajtuar me futjen e disa...

Më shumëDetails

Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
30/04/2026 - 16:14

7 qershori është shpallur si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Kështu ka njoftuar Albulena Haxhiu ushtruese e detyrës së Presidentës në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    363 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë