Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfrytëzimin e tokës komunale në Graçanicë.
“Sot është një ditë e mirë për sundimin e ligjit dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.Me kënaqësi të veçantë mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi si të ligjshëm dhe në përputhje me Kushtetutën vendimin e Qeverisë për shfrytëzimin e tokës komunale në Graçanicë.
Ky është një konfirmim i qartë se kur vendimet ndërtohen mbi bazë ligjore dhe në interes publik, ato qëndrojnë.
Ky vendim i hap rrugë realizimit të një projekti me rëndësi të jashtëzakonshme sociale: ndërtimit të qendrës për fëmijët me autizëm dhe sindromën Doën, si dhe shtëpisë së pleqve – një donacion që prek drejtpërdrejt jetën dhe dinjitetin e qytetarëve tanë më në nevojë. Për këtë falenderoj në veçanti organizatën “Jetimat e Ballkanit” dhe z.Halil Kastrati.
Në këtë frymë, bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore, mbi bazën e interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duhet të jetë rregull, jo përjashtim. Vetëm kështu ndërtojmë një shtet funksional, solidar dhe të drejtë për të gjithë” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/











