Gazetari Valon Syla, ka thënë se nëse Albin Kurti bie nën 40% është fitore e opozitës.
Por, ai ka thënë se kjo mund të arrihet vetëm me disa bashkime, si PDK me NISMA-n e LDK me Agim Veliun e Vjosa Osmanin.
Në të kundërtën, Syla ka thënë se Albin Kurti nuk rrëzohet pos nëse e rrëzon veten.
“Unë nuk pres ndonjë befasi, Kurti mund të rrëzoje veten siç thoshte Edi Rama unë e rrëzoj veten, me 51% – partitë e tjera me dalë mirë me rezultat me i bë disa bashkime si PDK me Nismën, LDK-ja me Agim Veliun e Vjosa Osmani, mendoj që Ramushi e kalon pragun, krejt bashkë Albin Kurtin mund e sjell aty ku ka qenë në shkurt 2025”, ka thënë ai në “Pressing” të T7. /Gazeta Express











