Komentatori politik Sadik Zeqiri, në Adresa tha se raportet mbi funksionimin e Dhomave e Specializuara, evidentojnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut.
Sipas tij, praktikat e ndjekura nga kjo gjykatë kanë kufizuar të drejtat themelore të të akuzuarve, përfshirë edhe në situata të ndjeshme familjare.
“Ky raport po tregon që në Hagë po shkelen të drejtat e njeriut, që ata gjyqtarë nuk i kanë lejuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin që, në rastet kur kanë pasur vdekje në familje, të vijnë në ditën e varrimit të baballarëve, vëllezërve dhe familjarëve të tyre,” tha Zeqiri në
Ai theksoi se raste të tilla përbëjnë tregues të qartë të kufizimit të të drejtave të njeriut dhe familjarëve të të paraburgosurve në këtë proces.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/E6oMYYTXW80













