Seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar që të mbahen gjatë muajit maj.
Kjo u bë e ditur në kalendarin e DhSK-së.
“Janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026”, u tha në njoftimin e DhSK-së.
Kjo erdhi pas anulimit të trefishtë të seancave të prillit.













