Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Idrizi: Lumi i Studimes do të jetë si emërtim Lumi i Gjakut se u la me gjakun e të rënëve

02/05/2026 - 15:09
në Lajme
A A
Idrizi: Lumi i Studimes do të jetë si emërtim Lumi i Gjakut se u la me gjakun e të rënëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi kq përkujtuar 116 civilët shqiptarë të vrarë në masakrën e Studimes të këtij qyteti.

Idrizi përkujtoi edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës padrejtësisht.

“Faleminderit shumë që keni gjetur kohën në këtë ditë dhimbjeje, në këtë ditë përkujtimi, për t’i përkujtuar 116 martirët e Studimes, të cilët u vranë e u masakruan në këtë vend, në këtë lumë që do të jetë si emërtim në të ardhmen Lumi i Gjakut, sepse u la me gjakun e bijve dhe bijave tona, u la me gjakun e fëmijëve, grave, burrave, pleqve të të gjitha moshave.

Ishin të gjithë të pambrojtur, ishin të gjithë të pafajshëm, u masakruan vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.Sot kur po e përkujtojmë këtë dhimbje të madhe kombëtare këtu dhe në të gjitha pjesët e Kosovës, që ky gjak u bë liria e Kosovës, u bë pavarësia e Kosovës, ende kriminelët nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Për absurdin e kohës, nëpër gjykata mbahen ish-drejtuesit e shtetit dhe ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, padrejtësisht.

Andaj, më tepër se kurrë, ndoshta në këto dekadat e fundit, ky vend ka nevojë për unitet, kjo shoqëri ka nevojë për unitet”, tha Idrizi.

I pari i Vushtrrisë tha se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve.

“Sot Republika e Kosovës është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Prandaj, kujtimi për ta nuk është vetëm obligim moral e kombëtar, por edhe amanet që duhet ta ruajmë me dinjitet.

Në emër të Komunës së Vushtrrisë, ju falënderoj të gjithë juve që keni ardhur në këtë përvjetor për të kujtuar, për të ndarë dhimbjen me familjet e dëshmorëve dhe martirëve.

Ju të dashura familje që i dhatë më të afërmit, më të dashurit tuaj, ne e bashkëndjejmë edhe dhimbjen por edhe forcën me juve. Por një është e qartë, sepse pa këtë memorial këtu, pa këtë gjak të martirëve këtu dhe gjithandej Kosovës, pa luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa mbështetjen e aleatëve tanë, ky vend nuk do të ishte i lirë dhe i pavarur.

Ky vend ka një perspektivë dhe një të ardhme të sigurt sepse ka dëshmorët e vet, ka martirët e vet, ka invalidët e vet, ka veteranët e vet. Krejt çka i nevojitet, i nevojitet edhe uniteti, i cili po na mungon, po na mungon për absurdin e vet, sepse nuk po mundemi ta gjejmë këtë unitet. Është më i lehti, është më i arsyeshmi, është i domosdoshëm për vendin dhe perspektivën tonë”, tha Idrizi.

27 vite më parë në masakrën e Studimes mbetën të vrarë 116 civilë shqiptarë të paarmatosur.

JU REKOMANDOJMË

Ky është arsyetimi i Haxhiut në pyetjen pse e la Kurtin dhe Rushitin t’i adresoheshin qytetarëve nga presidenca

Ky është arsyetimi i Haxhiut në pyetjen pse e la Kurtin dhe Rushitin t’i adresoheshin qytetarëve nga presidenca
02/05/2026 - 17:03

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me...

Më shumëDetails

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe ku janë të bazuara?

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe ku janë të bazuara?
02/05/2026 - 16:50

Pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave të SHBA-së nga Gjermania, është ngritur shqetësimi për mundësinë e një trajtimi të ngjashëm edhe për Italinë dhe Spanjën. Shtetet e...

Më shumëDetails

NATO thotë se po punon me SHBA për ta kuptuar pse po i largojnë 5 mijë ushtarë nga Gjermania

NATO thotë se po punon me SHBA për ta kuptuar pse po i largojnë 5 mijë ushtarë nga Gjermania
02/05/2026 - 16:09

Zëdhënësja e NATO, Allison Hart, tha se aleanca po punon me SHBA-në për të kuptuar vendimin për të tërhequr 5,000 trupa amerikane nga Gjermania. Duke i bërë jehonë...

Më shumëDetails

Qyteti gjerman në “shok” nga tërheqja e trupave: Ne i duam amerikanët tanë

Qyteti gjerman në “shok” nga tërheqja e trupave: Ne i duam amerikanët tanë
02/05/2026 - 15:54

Pavarësisht njoftimeve të shpeshta të Donald Trump, Nadine Firmont tha se lëvizja e fundit e presidentit amerikan për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania ka goditur qytetin e...

Më shumëDetails

Zyrtari iranian thotë se lufta me SHBA-në “ka gjasa” të rifillojë

Zyrtari iranian thotë se lufta me SHBA-në “ka gjasa” të rifillojë
02/05/2026 - 15:44

Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha se luftimet e reja midis SHBA-së dhe Iranit janë “të mundshme”, sipas agjencisë së lajmeve Fars të Iranit. Deklarata u bë...

Më shumëDetails

Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes, do merren veprimet e nevojshme

Ndërmarrja “Trepça” largon edhe tre punëtorë nga puna
02/05/2026 - 14:48

Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së trafove, duke thënë se kjo është bërë në hapësirat e ndërmarrjes, dhe se ato, nuk kanë qenë në funksion për një periudhë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Caktohen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në çështjen penale për pengim të administrimit të drejtësisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë