Dekani i Gjeoshkencave Festim Kutllovci deklaron mbështetje të qartë për Vjosa Osmani, duke e lidhur këtë qëndrim me vizionin shtetformues të Ibrahim Rugovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se kristalet mbartin qartësi, forcë dhe qëndrueshmëri vlera që Ibrahim Rugova i afirmoi si vlera botërore në vizionin e tij për Kosovën.
Sipas tij kjo frymë kërkon drejtim të qartë që përkthehet në besim tek Vjosa Osmani.
”Sepse vlerat nuk ndryshojnë ato vazhdojnë. Dhe kur rruga është e drejtë, ajo ndiqet me guxim. Bëhu edhe ti pjesë…e një vizioni që lind nga zemra e Mitrovica dhe merr formë përmes besimit, qëndrueshmërisë dhe lidershipit që nuk lëkundet.” – shkruan dekani Kutllovci.
Postimi i tij:
Kristalet mbartin qartësi, forcë dhe qëndrueshmëri vlera që Ibrahim Rugova i afirmoi si vlera botërore në vizionin e tij për Kosovën.
Ato që burojnë nga Mitrovica nuk janë vetëm pasuri natyrore janë simbol i një qyteti që nuk është thyer kurrë.
Sot, kjo frymë kërkon drejtim të qartë.
Dhe ky drejtim përkthehet në besim tek Vjosa Osmani.
Sepse vlerat nuk ndryshojnë ato vazhdojnë.
Dhe kur rruga është e drejtë, ajo ndiqet me guxim.
Bëhu edhe ti pjesë…
e një vizioni që lind nga zemra e Mitrovica dhe merr formë përmes besimit, qëndrueshmërisë dhe lidershipit që nuk lëkundet.














