Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Coca-Cola përfshihet në një aferë të rëndë, media shqiptare pretendon se u hodhën në treg edhe pije të skaduara

02/05/2026 - 22:35
në Lajme
A A
Coca-Cola përfshihet në një aferë të rëndë, media shqiptare pretendon se u hodhën në treg edhe pije të skaduara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtuesit e kompanisë së pijes joalkoolike Coca Cola në Shqipëri (ku Coca Cola Bottling Shqipëria), dyshohet se janë përfshirë në aktivit kriminal, sidomos me zhdukjen pa gjurmë të pijeve të skaduara dhe mbetjeve të tjera, hedhjen në treg të pijeve të skaduara, por edhe në mashtrim me taksat dhe pastrim parash në pasuri të paluajtshme.

Një raport i Kontrollit të Lartë i Shtetit ka kosntatuar se Coca Cola Bottling Shqipëria, kompania e Coca Colas, abuzon me procedurën e asgjësimit të mbetjeve. Sipas raportit, në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit, pasi ai është nënshkruar vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke nxjerrë jashtë loje ato të të Mjedisit dhe të Tatimeve, të cilët, sipas ligjit duhet të firmosnin proçesverbalin.

Konstatimi tjetër i KLSH është edhe mungesa e fotove të vendit, ku janë asgjësuar produktet dhe fletëdalja e produkteve të skaduara nga magazina. Elementë tepër të rëndësishëm, mungesa e të cilëve vë në diskutim faktin nëse janë asgjësuar vërtet këto pije të skaduara dhe nëse jo, ku kanë përfunduar.

Bazuar në lejen mjedisore të vitit 2015 të kompanisë Coca Cola, ky subjekt gjeneron një sërë mbetjesh, duke nisur nga ambalazhet letër, karton, plastikë, e deri te llumrat që dalin nga impianti i trajtimit të ujërave, që kategorizohen me këto kode, e që duhet të asgjësohen jashtë vendndodhjes nga operatorë të liçensuar. Por, këtu bëhet fjalë vetëm për kodet që Coca cola deklaron se gjeneron sipas lejes mjedisore, por në realitet kompania nuk gjeneron vetëm mbetjet e sipërcituara.

Më datë 15 maj të vitit 2024 Coca Cola Bottling Shqipëria ka kërkuar të asgjësojë dy lloje mbetjesh: karbon aktiv që mban kodin 19 09 04 dhe llumra me kodin 19 02 06, mbetje që nuk pasqyrohen në asnjë faqe të lejes, edhe pse kompania përshkruan në kërkesë se i gjeneron në sasitë: 3 ton karbon një herë në dy vite dhe 24 ton llumra dy herë në muaj.

Mirë që i gjeneron pa leje, në shkelje të rëndë të ligjit, po pyetja më e rëndësishme: ku përfundojnë këto mbetje?

Në një përgjigje të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mësojmë se asgjësimin e këtyre dy kodeve në Shqipëri e bëjnë vetëm këto subjekte: Alb Tech Plast, Brema, KAKS Shpk, Tirana Bussiness dhe Vlora Alumin, të cilat shprehen kategorikë se nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale asgjësimi mbetjesh me Coca Colën. Gjithashtu Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga ky subjekt për eksport të mbetjeve gjatë periudhës 2022-2024.

Asnjë gjurmë për asgjësimin, ndërkohë që Coca Cola Bottling Shqipëria vazhdon të gjenerojë mbetje që as nuk i ka në leje dhe as nuk dihet se ku përfundojnë.

Aksionerët kryesore të Coca Cola Bottling Shqipëria janë shtetasit italianë Maria Cristina Elmi dhe Luca Busi, të cilët kanë 30 vite që mashtrojnë me asgjësimin e mbeteve, duke shfytëzuar dobësinë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Presidenti i Coca Cola Luca Busi dyshohet se ka lidhje me mafien e mbejteve, skemat mashtuese dhe fshehje të ardhurash.

Administratore e Coca Cola në Shqipëri është Klesara Fani, me rol të dyshimtë në aferën me asgjësimin e mbetjeve të kompanisë. Luca Busi i ka besuar znj. Fani edhe pozicionin e zëvëndëspresidentes së kompanisë, madje me një autorizim specifik për mbikqyrjen e menaxhimit të kompanisë Coca Cola. Fani është njëkohësisht aksionere në kompaninë e shitblerjes së pasurive të paluajtshme MOGUL INVEST shpk.

Në dhjetor të vitit 2024, administrator i kompanisë së Coca Cola është caktuar edhe Albi Greva. Gjithashtu, pjesë e administrimit të kompanisë është edhe Phillipine Mtikitiki. Ndërkaq, sipas një investigimi të së përditshme “Le Monde” kompania “Coca-Cola” ka shpenzuar tetë milionë euro në Francë për të influencuar profesionistët e shëndetësisë dhe hulumtuesit në këtë fushë. Sipas së përditshmes, qëllimi është për të larguar vëmendjen nga efektet që mund të ndikojnë në shëndetin tonë pijet me gaz dhe pijet me sheqer të shtuar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë