Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të keqpërdorimit të besimit, pas denoncimit të pronarit të kompanisë ‘Rent a Car Friends’ në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se pronari i kësaj kompanie ka njoftuar Policinë se ka rënë pre e mashtrimit të një klienti, të cilit ia ka dhënë në shfrytëzim një veturë të kompanisë. Në bazë të dëshmisë së tij, personi që e ka marrë veturën ka pasur leje ta shfrytëzojë në Kosovë e Maqedoni dhe jo në vendet e tjera.
Por ndryshe doli. Kompania e ka zbuluar se vetura nuk ndodhet në këto dy shtete, pasi sipas informacioneve të para gjendet në Itali. Kjo ka bërë që pronari ta denoncojë rastin në Polici.
Si rezultat, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit, i cili do të intervistohet posa të sigurohet prezenca e tij.












