Një person është arrestuar në Vushtrri.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Vushtrri 03.05.2026-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.













