Sot është arrestuar 42-vjeçari Fatmir Gashi nga Prishtina i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri mashkull 15-vjeçar, pas raportimit të rastit në emisionin investigativ Piranja.
Sipas asaj që u publikua në emision, i dyshuari punonte si kamerier në një lokal që ndodhet përballë Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Muzikës, ku dyshohet se ka krijuar kontakt me të miturin dhe më pas e ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur.
Burime bëjnë të ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Hulumtimi investigativ që çoi në zbardhjen e këtij rasti është realizuar nga gazetarja Edona Gashi.













