Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dalë me një njoftim rreth vrasjes së të riut, Rexhë Brahimaj.
Përmes njoftimit zyrtar nw faqen e Facebook, spitali njofton se viktima kishte mbërritur në spital rreth orës 02:35, por pa shenja jete.
“Menjëherë janë ndërmarrë masat reanimatore nga ekipi mjekësor në Emergjencë, por pa rezultat. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 03:10. Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:













