Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

05/05/2026 - 16:22
në Lajme
A A
Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me Përparim Ramën në Prishtinë, në një marrëveshje koalicioni për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar” të kësaj partie.

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati u emërua sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës, ndërsa Gazeta Express merr vesh se PDK-ja do t’i udhëheqë edhe gjashtë drejtori.

Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike, ndërsa Arianit Elshani do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë për Arsim.

Drejtorinë për Transformim do ta udhëheqë Nora Gagica, ndërsa Drejtoria për Sport i është besuar Granit Gecit.

Isah Mustafa do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë.

Drejtoria për Parqe do të udhëhiqet nga Albana Gjonbalaj, ndërsa Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike.

PDK-ja është marrë vesh me Përparim Ramën edhe për ndarjen e ndërmarrjeve.

KRU Pastrimin, Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Trafikun Urban do t’i udhëheqë PDK-ja. Ndërmarrja e katërt që do t’i takojë PDK-së do të përcaktohet ndërmjet Prishtina Parking ose Pallatin e Rinisë.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha mbrëmë në Pressing në T7 se është arritur marrëveshja për koalicion me Ramën.

LDK-ja tha sot në një reagim se “nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje”, duke u distancuar nga koalicioni.

“LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse”, u tha ndër tjerash në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti sot paradite.

JU REKOMANDOJMË

SHBA-ja thotë se 51 anije u kapën si pjesë e bllokadës së porteve iraniane në Hormuz

SHBA-ja thotë se 51 anije u kapën si pjesë e bllokadës së porteve iraniane në Hormuz
05/05/2026 - 18:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar për veprimet e fundit që janë ndërmarrë në Ngushticën e Hormuzit, lidhur me lëvizjet e anijeve. Në përditësimet e fundit, Komanda...

Më shumëDetails

Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit
05/05/2026 - 18:10

Në publik shfaqet si kompani që shet dyshekë cilësor, por realiteti nuk është krejt siç prezantohet. Fjala është për zinxhirin e dyqaneve Comodita Home, që legalisht funksionon në...

Më shumëDetails

Samir Shahini “viktima” e radhës e “fshesës” së Përparim Ramës, shkarkohet nga detyra

Samir Shahini “viktima” e radhës e “fshesës” së Përparim Ramës, shkarkohet nga detyra
05/05/2026 - 17:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po vazhdon “me fshesën” në qeverisjen e kryeqytetit, ku “viktimë e radhës” është Drejtoria e Arsimit, pasi Samir Shahini ka njoftuar për përfundimin...

Më shumëDetails

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!
05/05/2026 - 17:41

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt kolegen e saj nga Vetëvendosje, Adriana Matoshin për gjuhën e saj të përdorur në rrjetet sociale. Sipas Thaçit, artistët...

Më shumëDetails

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit
05/05/2026 - 17:32

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë. Për këtë, ajo i ka dërguar...

Më shumëDetails

Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës

Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës
05/05/2026 - 17:23

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Jehona Lushaku, tha se në mbledhjen e sotme të Kryesisë do të flasin edhe për çështjen e Përparim Ramës, por nuk u zgjerua...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    378 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 95
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë