Gëzim Kastrati, ish-drejtori i Transformimit në kryeqytet, i cili fillimisht kishte mohuar shkarkimin e tij, ka shpërfaqur pakënaqësi për kryetarin, Përparim Rama.
Ai me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ është lajmëruar me një thënie të shkencëtarit Albert Ajnshtajn.
“Ndoshta Universi mund të ketë kufinjë diku por budallallëku i njeriut s’ka kufi! (A.Einstein)”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Ky koment vjen pasi Rama, gjatë ditëve të fundit, ka shkarkuar Kastratin dhe disa drejtorë të tjerë nga Komuna e Prishtinës pas koalicionit me PDK’në.












