Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon PDK pas vendimit të Speciales për shtyrjen e marrjes së vendimit për ish krerët e UÇK-së

06/05/2026 - 10:49
në Lajme
A A
Reagon PDK pas vendimit të Speciales për shtyrjen e marrjes së vendimit për ish krerët e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo vonesë e pajustifikueshme është një dëshmi e radhës e këtij procesi të stërzgjatur, i cili e ka humbur kuptimin e drejtësisë dhe është shndërruar në një proces të ndikuar nga kalkulimet politike.

Shtyrja e fundit është një goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej rreth pesë vitesh e gjysmë po mbahen në paraburgim, duke ua shndërruar këtë masë në një dënim të heshtur të imponuar përmes vonesave të përsëritura.

PDK i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.

PDK mbetet e palëkundur në bindjen për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon një vendim përfundimtar, pa vonesa të mëtejshme, i cili do të mundësojë rikthimin e tyre në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Irani dhe SHBA-të janë afër një memorandumi për t’i dhënë fund luftës

Irani dhe SHBA-të janë afër një memorandumi për t’i dhënë fund luftës
06/05/2026 - 12:50

Një burim pakistanez i ka konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters se SHBA-ja dhe Irani janë pranë arritjes së një memorandumi prej një faqeje për t’i dhënë fund luftës....

Më shumëDetails

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja
06/05/2026 - 12:47

Një hulumtim i Paparacit ka zbuluar se drejtori i një prej dhjetë bankave komerciale në vend, me prejardhje turke, posedon edhe nënshtetësi të Serbisë, të cilën e ka...

Më shumëDetails

Zhvillimet brenda LDK-së, Isa Mustafa: Nuk po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar e vepruar më herët

Zhvillimet brenda LDK-së, Isa Mustafa: Nuk po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar e vepruar më herët
06/05/2026 - 12:35

I pyetur për zhvillimet e fundit në LDK, Isa Mustafa tha se nuk po i njeh më njerëzit me të cilët ka punuar dhe vepruar më herët. Ai...

Më shumëDetails

Reagon Vetëvendosje: LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit, tinëzisht, përseri

Reagon Vetëvendosje: LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit, tinëzisht, përseri
06/05/2026 - 12:28

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj bashkëpunimit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një koalicion të interesave të...

Më shumëDetails

Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e padrejtësisë, Specialja precedent i keq për drejtësinë ndërkombëtare

Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e padrejtësisë, Specialja precedent i keq për drejtësinë ndërkombëtare
06/05/2026 - 12:19

Organizata “Liria ka emër” e konsideron tërësisht të papranueshme shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
06/05/2026 - 12:11

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u ka dërguar një letër shteteve financuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, nëpërmjet së cilës ua ka përcjellë edhe raportin “Vlerësimi paraprak...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    399 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë