Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicë, Arian Tahiri, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Rrahman Rama, dhe strukturat e degës, kanë bërë homazhe në përkujtim të Artim Jasharit.
Më 6 maj 1998, Mitrovica u zgjua nga zhurma e makinerive të policisë serbe, pasi pranë Stacionit të Autobusëve u vranë tre policë serbë. Aksioni, që tronditi jo vetëm policinë por edhe gjithë Serbinë, rezultoi të ishte kryer nga një djalë i ri, Artim Jashari, ka shkruar Tahiri.
Në 28-vjetorin e rënies së tij, përfaqësuesit e PDK-së në Mitrovicë nderuan jetën dhe veprën e Jasharit, duke e kujtuar si një figurë që sakrifikoi për idealin e lirisë.













