Policia e Kosovës ka njoftuar se dy kundërvajtës janë gjobitur për tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit, Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ka lëshuar dy vendime për gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy shoferëve, të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik duke bërë tejkalime në vijë të plotë.
Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për tre (3) muaj.












