Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-këshilltarit të Kurtit i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar hoxhës Fetahi dhe të dëmtuarit tjetër

06/05/2026 - 20:20
në Lajme
A A
Ish-këshilltarit të Kurtit i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar hoxhës Fetahi dhe të dëmtuarit tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar Durim Berishës- ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar- në këtë rast hoxhës Sami Fetahi dhe të dëmtuarit tjetër- Tefik Fetahi. Berisha dyshohet për veprat penale “Ngacmim” dhe “Detyrim”.

Sipas vendimit, kjo masë do të zgjasë deri më 31 maj 2026, dhe se obligohet Berisha që në largësinë prej 100 metra të mos iu afrohet të dëmtuarve Sami Fetahi dhe Tefik Fetahi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, e njëjta do të zëvendësohet me paraburgim. Kurse, Obligohet Stacioni Policor Veriu që ta mbikëqyrë respektimin e kësaj mase dhe ta njoftojë gjykatën lidhur me zbatimin e saj.

“Nëse personat e mbrojtur me këtë masë qëllimisht cenojnë distancën të cilën të pandehurit detyrohen ta respektojnë, gjykata mund ta dënojë personin e mbrojtur me gjobë siç parashihet në nenin 443 të këtij Kodi”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se i dyshuari Durim Berisha është ndaluar më 2 maj 2026 nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi” dhe për “Detyrim”.

Prokurori Paulin Pashku kishte kërkuar caktimin e masës se ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe se edhe në seancë dëgjimore qëndroi pranë kësaj kërkese.

Prokurori kishte arsyetuar se është plotësuar dyshimi i bazuar si kusht për caktimin e kësaj mase, me arsyetimin se në bazë të deklarimit të palës së dëmtuar dhe përmbajtjes së sms, ka rezultuar se i pandehuri në vazhdimësi iu ka dërguar të dëmtuarve mesazhe, e që kjo vërtetohet me shikimin e përmbajtjes së atyre mesazheve.

Në vendim thuhet se edhe në deklarimin në Polici, i pandehuri nuk e ka mohuar faktin se ka dërguar sms dhe as kontaktet me tani të dëmtuarit, me të cilët ka thënë se është takuar 2-3 ditët e fundit të marsit 2026. Ka pohuar se ka kontaktuar Suhejb Fathain. Ndërsa, veprimet e tij, thuhet se i arsyetoi duke thënë se ka dashur t’i sqaronte problemet pronësore me të dëmtuarit.

Më tej, thuhet se i pandehuri e ka pranuar se kishte planifikuar të takohej me Tefik Fetahin, andaj marrë parasysh mesazhin e dërguar, formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat po hetohet.

Sipas vendimit, i pandehuri është edhe dhëndër i të dëmtuarve, dhe se prokurori ka vlerësuar që caktimi i kësaj mase është në shërbim të parandalimit të të pandehurit që të fshehë, agjësojë apo ndryshojë provat e rastit, dhe parandalimi i ndikimit tek dëshmitarët apo tek të dëmtuarit, sidomos bazuar në përmbajtjen e sms-ve, ku i pandehuri në vazhdimësi i kanosë të dëmtuarit se do t’iu shkaktojë ndonjë të keqe.

Edhe rrethanat, motivet dhe ambienti në të cilin dyshohet se janë kryer veprat penale, Prokuroria ka arsyetuar se tregojnë se raportet mes të pandehurit dhe të dëmtuarve janë të acaruara.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se i pandehuri Berisha nuk e ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë, duke premtuar se nuk do të kryejë kurrfarë vepre penale. Me kërkesën e Prokurorisë u pajtua edhe mbrojtësi i Berishës, avokati Ngadhnjim Makolli.

Andaj, Gjykata pas analizimit të shkresave të lëndës, deklarimit të palëve, gjeti se është përmbushur kushti për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Aty thuhet se në rast se i pandehuri gjendet në liri të plotë, mund të ndikojë në të dëmtuarit- të cilët i ka miq dhe ende nuk janë dëgjuar në këtë procedurë.

Në rastin në fjalë, Gjykata theksoi se është cenuar dinjiteti i të dëmtuarve. Aty thuhet se të dëmtuarve iu dërguan mesazhe me përmbajtjen si: “Insani nuk t’merr seriozisht deri t’ja qitsh sytë duq. Masandej, o kuku çka ndodhi”, “Mulla s**i”, “imami që nuk len femër pa ngacmu”, “Zalloga i braktis gruan dhe fëmijët ndërsa hutbe të mban ders për trajtimin e gruas me respekt, QR sa plehu është sot imam”, “Gabimi më fatal është nënvlerësosh njeriun që ti vetë e shtyve deri në pikën kur pa mëshirë nuk të kursen më, kështu ke nënshkruar fundin tënd”, “Së shpejti në media, lajmi për imamin nga Prishtina që fëmijëve të tij nuk ua siguron ushqimin“, e të tjera.

Me këto veprime, thuhet se i pandehuri tek të dëmtuarit ka shkaktuar shqetësim emocional, ndërsa me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo personin tjetër, përdorë kanosjen serioze ndaj të dëmtuarve Sami Fetahi dhe Tefik Fetahi, që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së tyre, ku fillimisht ua kërkon 1,150,000.00 euro e pastaj 690,000,00 euro, duke pretenduar se këto të holla i takojnë atij, me arsyetimin se i pandehuri kishte ndihmuar babain e të dëmtuarit Sami në shitjen e pronës dhe në parandalimin e shitjes së pronës nga dikush tjetër, me këtë rast u dërgon të dëmtuarve mesazhe me përmbajtje detyruese.

Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake Eroll Gashi ka vlerësuar se caktimi i masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, është masë dekuate. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës

Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës
06/05/2026 - 22:21

Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe raportet me LDK. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

Hasani i prerë: Me LVV-në, PDK-ja nuk duhet të hyjë kurrë në koalicion

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
06/05/2026 - 22:09

Nait Hasani në RTV21 tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej të ndërtonte një unitet të brendshëm dhe të shmangte përçarjet. “Me së pari ftesë është dashtë me...

Më shumëDetails

Raportohet se Agim Bahtiri peshkoi pa leje në Ujman, Federata e paralajmëron se mund të merren masa

Raportohet se Agim Bahtiri peshkoi pa leje në Ujman, Federata e paralajmëron se mund të merren masa
06/05/2026 - 22:00

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, për të gjuajtur peshk në Liqenin e Ujmanit, u afrua buzë liqenit, nga ku pati edhe një porosi për të përcjellë. Nuk tregoi nëse...

Më shumëDetails

Gruda: PDK kthehet në pushtet më e fortë, qeveritë tona janë të pakrahasueshme me Qeverinë Kurti

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
06/05/2026 - 21:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK duhet të rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve, duke u paraqitur më e fuqishme dhe më e...

Më shumëDetails

Nagavci: Qëllimi i PDK’së dhe i LDK’së ka qenë të shkohet në zgjedhje – U shfrytëzua pozita e presidentit për të injoruar fjalën e qytetarëve

Nagavci: Në zgjedhje shkojmë vetëm kur do Vetëvendosje
06/05/2026 - 21:28

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci, e ftuar në Pressing në T7, goditi opozitën duke thënë se “është shfrytëzuar pozita e presidentit për të injoruar fjalën e qytetarëve”. Sipas saj zgjedhjet...

Më shumëDetails

A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda
06/05/2026 - 21:20

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së PDK-së. Duke folur në emisionin Debat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4