Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Luani ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me guxim dhe përkushtim të pashoq kontribuoi në rrugën drejt lirisë.
Ai kujtoi se më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj ra dëshmor në përpjekje për të depërtuar në Kosovë së bashku me bashkëluftëtarët e tij, duke u përballur me forcat kufitare jugosllave.
Kurti theksoi se sakrifica e tij mbetet frymëzim i përhershëm për brezat dhe simbol i qëndresës për liri.
Postimi i tij:














