Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

07/05/2026 - 08:05
në Lajme
A A
Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rastet e fundit të raportuara të fruthit në Kosovë paraqesin një sinjal serioz për shëndetin publik dhe nevojën për veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe shoqëria në tërësi.

Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (ISEE-HSP) me titullin “Imunizimi rutinë në Kosovë 2015-2025.

Në një përmbledhje të kësaj përmbajtje thuhet se fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse që mund të parandalohet me vaksinë, ndërsa shtohet se rastet e fundit, të raportuara kryesisht te fëmijët e pavaksinuar, tregojnë qartë se boshllëqet në vaksinimin rutinor mund të kthehen shpejt në rrezik për përhapje më të gjerë.

Analiza e ISEE-HSP vlerëson se imunizimi rutinë në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme pas pandemisë COVID-19, duke rritur rrezikun për shpërthime të sëmundjeve ngjitëse, veçanërisht fruthit.

Sipas dokumentit, Kosova ka ruajtur nivele relativisht të larta të vaksinimit në periudhën 2015–2019, mirëpo pandemia ka shkaktuar ndërprerje serioze në shërbimet rutinore të vaksinimit. Rënia më e madhe është evidentuar te vaksinat kundër fruthit dhe vaksinat që kërkojnë disa doza, si DTP3. Autorët theksojnë se edhe pas rikuperimit gradual nga viti 2022, mbulueshmëria me vaksina ende nuk ka arritur nivelin e nevojshëm për të parandaluar shpërthimet epidemike.

Analiza nënvizon se për të parandaluar përhapjen e fruthit nevojitet mbulueshmëri prej të paktën 95 për qind me dy doza vaksine, ndërsa në disa vite të fundit Kosova ka mbetur nën këtë prag kritik. Në vitin 2025, mbulueshmëria me vaksinën MMR ka rënë në 82 për qind, krahasuar me 99 për qind sa ishte në vitin 2017.

Raporti evidenton edhe dallime të mëdha mes komuniteteve të ndryshme. Sipas të dhënave të MICS 2019–2020 (Anketa me Tregues të Shumtë) vetëm 37.5 për qind e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 72.5 për qind në nivel kombëtar. Këto pabarazi, sipas autorëve, krijojnë “xhepa” të popullsisë të pambrojtur, të cilët mund të nxisin shpërthime epidemike edhe kur mesatarja kombëtare duket e kënaqshme, thuhet në analizë, transmeton KosovaPress.

Dokumenti paralajmëron se mosvaksinimi nuk sjell vetëm pasoja shëndetësore, por edhe kosto ekonomike dhe sociale. Shpërthimet e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina rrisin barrën mbi sistemin shëndetësor, shkaktojnë mungesa në shkolla dhe ndikojnë në produktivitetin ekonomik të familjeve.

Autorët vlerësojnë se hezitimi ndaj vaksinave është bërë një sfidë shtesë pas pandemisë COVID-19, për shkak të dezinformatave dhe rënies së besimit ndaj institucioneve. Për këtë arsye, raporti rekomandon forcimin e komunikimit publik dhe investime në ndërtimin e besimit te vaksinimi rutinë.

Ndër rekomandimet kryesore janë vendosja e vaksinimit kundër fruthit si indikator kombëtar për performancën e sistemit shëndetësor, përmirësimi i sistemeve të ndjekjes së fëmijëve që nuk i përfundojnë dozat, si dhe forcimi i analizës së të dhënave dhe planifikimit në nivel komunal.

Raporti nxjerr edhe përfundimin se imunizimi rutinë duhet të trajtohet si investim strategjik për shëndetin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke paralajmëruar se mosveprimi mund të çojë në rikthim të sëmundjeve të parandalueshme dhe kosto të mëdha për shoqërinë.

JU REKOMANDOJMË

Pranga për korrupsion e ryshfet – këta janë zyrtarët dhe personat që u arrestuan në aksionin e PSRK-së

Pranga për korrupsion e ryshfet – këta janë zyrtarët dhe personat që u arrestuan në aksionin e PSRK-së
07/05/2026 - 09:08

Një aksion i madh i Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Speciale ka “zbarkuar” mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ku disa persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për korrupsion,...

Më shumëDetails

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
07/05/2026 - 09:04

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej të ndërtonte një unitet të brendshëm dhe të shmangte përçarjet. “Me së pari ftesë është dashtë me i bo...

Më shumëDetails

Meta për Gërvallën e Pecin: E para kundërshtare e Osmanit, i dyti e dëmtoi Guxo-n

Meta për Gërvallën e Pecin: E para kundërshtare e Osmanit, i dyti e dëmtoi Guxo-n
07/05/2026 - 08:39

Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në Tëvë1, ka komentuar rolin e Donika Gërvalla dhe Faton Peci në zhvillimet brenda partisë Guxo. I pyetur pse asnjëri nga drejtuesit...

Më shumëDetails

BB: 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, Shqipëria e Kosova kishin nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon më 2025

BB: 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, Shqipëria e Kosova kishin nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon më 2025
07/05/2026 - 08:34

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të dhënave zyrtare të Bankës...

Më shumëDetails

Abazi: Brenda VV ka dhoma me aktivistë që përdoren për denigrim, Kurti po përdor një propagandë fashiste

Abazi: Brenda VV ka dhoma me aktivistë që përdoren për denigrim, Kurti po përdor një propagandë fashiste
07/05/2026 - 08:30

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi ka hedhur kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për vendime të gabuara dhe për mosrealizim të premtimeve...

Më shumëDetails

Foshnja lind në tualetin e emergjencës, nuk arrin të mbijetojë

Foshnja lind në tualetin e emergjencës, nuk arrin të mbijetojë
07/05/2026 - 08:21

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pasi kishte lindur në tualetin e emergjencës, mëson Sinjali nga burime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4