Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

06/05/2026 - 16:11
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haxhiu vlerësoi lart figurën e Haradinajt, duke theksuar se ai ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së dhe një nga njerëzit që hapi rrugën e mbështetjes logjistike nga Shqipëria.

Megjithatë, postimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale. Disa prej tyre kanë rikujtuar deklarata të mëhershme, duke thënë se bashkëshorti i saj kishte ofenduar nënën e heroit kombëtar.

“Kallxoj burrit tond per luani per te mos ofendu nene e luanit ste vjen keq me shkru per luani per deri sa ofendoni familjen e luanit ne qdo munesi qe ju jepet”, ka shkruar një qytetar në postimin e Haxhiut.

“Me kan gjall a i kishe than kriminel?”, shkruan një tjetër qytetar.

Pati edhe nga ata që Albulena Haxhiut ia kujtuan se Luan Haradinaj është vëllai i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Qitu i i lartsoni a ne anen tjeter jau lshoni zagart mej ofendu ne lloj lloj mnyrash Families Haradinaj ju ben nder ju as emrin kurr mos mjau permen”, thuhet në komentin e një qytetari.

“Luani eshte vllau i Ramushit qe ti nuk ja ke zgat doren ne nje perkujtim. E tash kishe po shkruj diqka”, thuhet në komentin e një qytetari tjetër.

Vitin e kaluar, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj pati reaguar pas akuzave nga Alban Krasniqi, bashkëshortit të ushtrueses së detyrës së presidentes, për keqpërdorimin e lotëve të nënës së tij në kohë fushate.

Haradinaj u pati shprehur se nuk e ka humbur besimin asnjëherë dhe se nuk është dorëzuar as në ditë më të rënda me bashkëluftëtarë.

“Ditët e mira do të agojnë. Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët. Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur. Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”, pati deklaruar kryetari i AAK-së./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë