Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dita e fundit e afatit, LVV e PDK ende pa njoftim zyrtar, KQZ: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje, dy formuan koalicion

07/05/2026 - 14:36
në Lajme
A A
KQZ: Ka nisur numërimi i votave për kryetarë komunash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sonte në mesnatë do të përmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve.

Që nga hapja e këtij afati më 1 maj dhe deri në mesditën e ditës së enjte të 7 majit, disa nga partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike.

“Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës. Deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike”, tha Elezi.

Sipas Elezit, partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; dhe 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, sipas tij, partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe 5. Partia e Drejtësisë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 7 ditë nga hapja e afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ ka pranuar vetëm njoftimin për formimin e koalicionit nga dy parti boshnjake.

Bëhet fjalë për Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, që kanë paraqitur në KQZ koalicionin me emrin “Koalicija VAKAT”.

Sipas KQZ-së, njoftimi nga partitë politike të regjistruara i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim i subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas Elezit, afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur), ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Ndërkaq, po sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës
07/05/2026 - 16:36

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi është arrestuar të mërkurën në një operacion special të Prokurorisë dhe Policisë. Gashi, pronar i një kompanie të specializuar në fushën...

Më shumëDetails

‘‘Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

‘‘Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim
07/05/2026 - 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se diaspora...

Më shumëDetails

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
07/05/2026 - 16:02

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin...

Më shumëDetails

Shqetësimet për reduktim të trupave amerikane në Kosovë, Hodges: Çdo zvogëlim i pranisë në Evropë në këtë kohë është gabim

Shqetësimet për reduktim të trupave amerikane në Kosovë, Hodges: Çdo zvogëlim i pranisë në Evropë në këtë kohë është gabim
07/05/2026 - 15:56

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane për Evropën, Ben Hodges, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express lidhur me lëvizjet e fundit të trupave amerikane nëpër...

Më shumëDetails

Shpallen datat e provimit të jurisprudencës pak ditë pasi VV ia miratoi komisionin e ri Kurtit

Shpallen datat e provimit të jurisprudencës pak ditë pasi VV ia miratoi komisionin e ri Kurtit
07/05/2026 - 15:50

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se është hapur afati për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. MD bën të ditur se afati është nga dita e sotme...

Më shumëDetails

Muharremi: BE-ja i tha kryeministrit në detyrë se pa stabilitet institucional dhe kompromis politik nuk ka status kandidati

Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
07/05/2026 - 15:26

Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës, duke theksuar se vendi nuk mund të avancojë drejt statusit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë