Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”, duke e vlerësuar si një ndër figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare.
Përmes një postimi publik, Haxhiu tha se Qosja dha kontribut të jashtëzakonshëm në letërsi, shkencë dhe jetën intelektuale shqiptare, ndërsa veprimtaria e tij la gjurmë të thella në historinë moderne të shqiptarëve.
Ajo theksoi se dekorata është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje shtetërore për angazhimin e tij shumëvjeçar në shërbim të dijes, identitetit kombëtar dhe lirisë.
Sipas Haxhiut, figura dhe vepra e Rexhep Qosjes do të mbeten pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare shqiptare.












