Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja reagon ndaj raportit të Avokatit të Popullit në Kosovë

07/05/2026 - 18:43
në Lajme
A A
Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë reaguar ndaj raportimeve dhe deklaratave të Avokatit të Popullit të Kosovës lidhur me raportin e përgatitur nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit për procedurat gjyqësore të kësaj Gjykate.

Zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep tha se raporti në fjalë nuk përmban asnjë konstatim se ndonjë vendim i gjykatësve ka shkelur të drejtat e të akuzuarve dhe as nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e kësaj gjykate bie ndesh me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut apo tribunaleve të tjera ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Zëdhënësit e Dhomave të Specializuara theksuan se raporti nuk konstaton as që vendimet mbi paraburgimin kanë qenë në kundërshtim me konventat për të drejtat e njeriut.

“Në raport trajtohet disponueshmëria efektive e mjeteve juridike në Dhomat e Specializuara dhe theksohet se shumë çështje ende janë duke u shqyrtuar nga gjykatësit dhe mund të apelohen në instanca më të larta”, thuhet në reagim.

Sipas DhSK-së, shumë nga çështjet e ngritura nga Avokati i Popullit dhe të trajtuara në raport bazohen kryesisht në argumentet e paraqitura nga ekipet mbrojtëse, ndërsa aty nuk përfshihen qëndrimet e Prokurorisë, të mbrojtjes së viktimave apo arsyetimet konkrete të paneleve gjyqësore.

Po ashtu, në reagim thuhet se vetë raporti pranon shprehimisht se shumë nga aspektet e trajtuara janë ende në proces diskutimi juridik dhe për to ende nuk ka vendime përfundimtare nga gjykatësit.

Dhomat e Specializuara rikujtuan edhe rolet e palëve në proces gjyqësor, duke theksuar se mbrojtja përfaqëson interesat e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave përfaqëson viktimat pjesëmarrëse, ndërsa Prokuroria ka detyrimin të vërtetojë akuzat e ngritura.

“Vetëm trupi gjykues vendos për faktet, vlerëson provat dhe përcakton nëse fajësia është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm. Të gjitha vendimet mund të apelohen”, thuhet më tej në reagim.

Sipas Dhomave të Specializuara, për të kuptuar drejt punën e kësaj gjykate duhet t’iu kushtohet rëndësi arsyetimeve të plota të vendimeve gjyqësore dhe jo vetëm pretendimeve të një pale në proces.

Në fund, DhSK-ja theksoi se as Avokati i Popullit i Kosovës dhe as Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk janë pjesë e Dhomave të Specializuara dhe se raporti në fjalë nuk do të ketë ndikim në punën e gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Pyetja e Dugollit të VV-së për Vjosa Osmanin: Kur u bë LDK-ja e mirë?

Pyetja e Dugollit të VV-së për Vjosa Osmanin: Kur u bë LDK-ja e mirë?
07/05/2026 - 19:32

Ish-deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i ftuar në Frontal në T7, tha se Albin Kurti dhe LVV ia kishin hapur dyert Vjosa Osmanit, ndërsa tani sipas tij “me...

Më shumëDetails

LDK-ja të shtunën e nominon kandidatin për kryeministër dhe atë për president

Ish-deputeti i LDK-së: Vjosa Osmani do të jetë pjesë e LDK-së, do të mirëpritet!
07/05/2026 - 19:16

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendime të rëndësishme politike në prag të proceseve zgjedhore. Gjatë...

Më shumëDetails

Kompania “Nika Pro- Ing” hyn në “Listen e Zezë” të OSHP-së, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Kompania “Nika Pro- Ing” hyn në “Listen e Zezë” të OSHP-së, dyshohet për dokumente të falsifikuara
07/05/2026 - 19:02

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka diskualifikuar kompaninë “OE Nika Pro- Ing Sh.p.k” nga të gjitha procedurat e prokurimit publik Sipas vendimit, kompania përjashtohet nga procedurat e prokurimit...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Musliu: VV-ja ta kuptojë se Kuvendi nuk është seli e tyre
07/05/2026 - 18:50

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen...

Më shumëDetails

Rexhaj: Nëse VV-ja s’i merr mbi 50 për qind, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
07/05/2026 - 18:21

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe partive ish-opozitare, duke përfshirë...

Më shumëDetails

Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues

Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues
07/05/2026 - 17:47

Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë. Por, arsyeja e fluturimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë