Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar nga qentë endacakë sot në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla ka thënë për gazetën online Reporteri se bëhet fjalë për një mjek të Klinikës së Pediatrisë dhe një punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë.
Syla tha se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
“Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot nga qentë endacakë. Njëri është doktor në Klinikën e Pediatrisë dhe tjera është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi”, tha ai.
Sulmet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së kanë qenë të vazhdueshme kohëve të fundit.













