Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka shqiptuar KEDS’it gjobë prej 35 mijë euro lidhur me dallaveret me njëhsorë, shkruan Reporteri.net.
Gjoba është shqiptuar pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë paraqitur ankesa, janë konstatuar një sërë parregullsish.
Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë.
“Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik. Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh”, thuhet në njoftim














