“Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. Në një rast mu pat kriju më përshtypja se kanë me u rrokë për flokësh edhe pse Haxhia ska pas flokë, e ka pas një përparësi në këtë tentim-kacafytje. Jeta edhe pat kajt me lot per numër njëherë. Edhe gjithmonë kur vishin ne mbledhje, kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera’’, ka shkruar ai.
Ndaj këtij postimi të Arfit, ka reaguar deputeti i GUXO Nezir Kraki. Ky i fundit duke i komentuar Arifit, ka thënë se nuk i duket e udhës ‘’kjo fushatë denigruese’’ ndaj figurave që kanë qenë figura kryesore të partisë deri dje.
‘’Naser, nuk me duket aspak e udhes kjo fushate denigruese ndaj figurave deri dje kryesore te partise qe jane edhe persona me legjitimitet te konfirmuar nder vite. Me postime te tilla ti nuk e nderon as veten as ministren qe te ka angazhuar e sidomos jo partine’’, ka shkruar Kraki.













