Ai ka thënë se ndërmjet Osmanit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raportet janë të ndërtuara mbi interesa politike, ndërsa ka ngritur dyshime edhe për ndikimin e këtyre raporteve në balancat brenda opozitës dhe pozicionimin e partive në prag të zgjedhjeve.
“Vjosa Osmani është vetëm fluska e radhës e opozitës, një figurë që i ka shërbyer Albin Kurti gjatë gjithë mandatit. Ajo vetë ka deklaruar se është e gatshme t’i shërbejë Kurtit edhe në mandatin e ardhshëm, por se ky i fundit ka refuzuar bashkëpunimin. Sipas këtij vlerësimi, ajo ka qenë një presidente që ka ndikuar edhe në përcaktimin e datës më të favorshme për zgjedhje”.
“Po ashtu, sot qytetarët e kanë të vështirë të dallojnë ndryshimin mes Kurtit dhe Osmanit. Raporti i saj me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, cilësohet si i bazuar në interesa politike, ndërsa LDK-ja shihet si e domosdoshme për të në kontekst elektoral, për shkak të rrezikut për të mos kaluar pragun nëse garon e vetme. Në të njëjtën kohë, edhe pozita e Abdixhikut brenda partisë vlerësohet si gjithnjë e më e sfiduar”, thotë Ahmeti për Expose, prodhim i GazetaBlic.












