Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi për Ditën e Evropës, 9 Majin, ka reaguar me një postim duke thënë se kur Evropa po feston unitetin, Kosova po vazhdon të dëmtohet nga politika të gabuara ndaj aleatëve tanë strategjikë.
Ai në mënyrë indirekt ka kritikuar qeverisjen Kurti, duke thënë se integrimi nuk arrihet me konfrontim e izolim diplomatik, por me partneritet.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
9 Maji – Dita e Evropës 🇪🇺🇽🇰
Evropa sot feston unitetin dhe bashkëpunimin, ndërsa Kosova vazhdon të dëmtohet nga politika të gabuara ndaj aleatëve tanë strategjikë.
Integrimi evropian nuk arrihet me konfrontim e izolim diplomatik, por me partneritet, respekt dhe përgjegjësi shtetërore. BE dhe aleatët tanë janë rruga e Kosovës drejt zhvillimit dhe integrimit.
#EuropeDay #DitaEvropes #EU #Kosovo #IntegrimiEvropian #LDK














