Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

09/05/2026 - 16:20
në Lajme
A A
Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avdullah Hoti ka reaguar pasi nuk mori pjesë në kongresin e fundit të LDK-së, duke theksuar se është propozuar sërish kandidat për deputet.

Përmes një deklarate publike, Hoti falënderoi strukturat e LDK-së për besimin, duke thënë se ky vlerësim përbën përgjegjësi për të vazhduar angazhimin politik “me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane”.

Ai theksoi se LDK është më e madhe se çdo individ dhe se partia mbetet “shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci dhe orientim perëndimor”.

Në reagimin e tij, Hoti kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke akuzuar pushtetin për “mentalitet autoritar dhe propagandë”, ndërsa bëri thirrje për mobilizim politik për, siç tha ai, rikthimin e Kosovës në “rrugën e duhur”.

Statusi i plotë:

Falënderoj Degën e LDK-së në Rahovec për besimin që edhe njëherë të jem kandidat për Deputet.

Ky vlerësim është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar rrugën politike me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane dhe vlerave të LDK-së.

LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor. Asnjë individ nuk mund të jetë mbi LDK-në, sepse forca e saj buron nga struktura, anëtarësia dhe historia e saj e lavdishme.

Sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizim i plotë për ta ndalur degradimin institucional dhe mendësinë autoritare që po tentohet t’i imponohet Republikës sonë. Kosova nuk ka nevojë për pushtet absolut, propagandë dhe mentalitet komunist që e sheh shtetin si pronë partie. Ka nevojë për demokraci, partneritet me aleatët dhe rikthim të normalitetit politik.

Prandaj, bashkë dhe me vendosmëri, do të angazhohemi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe për ta rrëzuar këtë logjikë përçarëse e autokratike që përfaqëson kryeministri në ikje.

JU REKOMANDOJMË

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë
09/05/2026 - 17:13

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë të premten, më 15 maj, shkruan Radio Evropa e Lirë Kjo është...

Më shumëDetails

Bllokohet aksi rrugor Junik – Gjeravicë shkak i shembjes së dheut

Bllokohet aksi rrugor Junik – Gjeravicë shkak i shembjes së dheut
09/05/2026 - 16:48

Rruga Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e vërshimeve të fundit që kanë prekur këtë zonë. Sipas njoftimit të komunës së Junikut, ekipet janë në terren...

Më shumëDetails

Kurti kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn: U flijuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës

Kurti kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn: U flijuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës
09/05/2026 - 16:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në shënim të 28-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci...

Më shumëDetails

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”
09/05/2026 - 16:14

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, të cilin sot partia e nominoi kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, i pati disa batuta në adresë të bashkepartiakëve. Të...

Më shumëDetails

Kurti: Do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopartiak

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
09/05/2026 - 15:41

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,tha partia e tij do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak. Ai tha se synim pas...

Më shumëDetails

Krasniqi e LDK-së godet qeverisjen Kurti për Ditën e Evropës: Integrimi nuk arrihet me konfrontim e izolim, por me partneritet

Krasniqi e LDK-së godet qeverisjen Kurti për Ditën e Evropës: Integrimi nuk arrihet me konfrontim e izolim, por me partneritet
09/05/2026 - 15:17

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi për Ditën e Evropës, 9 Majin, ka reaguar me një postim duke thënë se kur Evropa po feston unitetin, Kosova po vazhdon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë