Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani

09/05/2026 - 18:00
në Lajme
A A
Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë me përqindje për mundësitë e LDK-së dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit.

“E bëra një ushtrim me të dhëna reale të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025 për me kuptu sa mundet me shku, hipotetikisht, LDK në zgjedhjet e ardhshme.Kjo parti pati fat të keq më 28 dhjetor me vetëm 126,102 vota dhe 13.23%. Mes tjerash, spekulohet që një numër i theksuar i votuesve të tyre kanë qenë jashtë Kosovës për festat e fundvitit me këtë rast”, ka thënë ai.

Sipas tij, në fillim të vitit 2025, më 9 shkurt, kjo parti mori 171,357 vota dhe 18.27%.Për me kuptu sa vota mund t’i marrë eventualisht më 7 qershor, mundemi me thënë që ndoshta një mesatare mes 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit është një bazë e mirë për me kuptu sa e ka vlerën aktuale. Kjo nënkupton që LDK aktualisht ka rreth 150,000 vota dhe rreth 15%-16%.Po Vjosa Osmani me listën, sa vota mund t’i sjellë?Kjo nuk është aspak e lehtë të dihet, për shkak të natyrës tepër komplekse të zgjedhjeve dhe “transferit” nga një kamp në tjetrin.

“Sidoqoftë, edhe pse Osmani ka qenë politikanja më e pëlqyer si individ sa ka qenë presidente, kjo nuk do të thotë që të gjitha ato vota transferohen te LDK.Në fakt, votat që Vjosa Osmani i ka fituar me LVV në 2021 nuk janë aspak indikator kredibil për t’u marrë si bazë kësaj radhe. Gjithashtu, nuk mundemi me supozu tash që, nëse Vjosa Osmani ishte politikanja më e pëlqyer, ajo do të marrë më shumë vota sesa psh Albin Kurti. Kjo nuk funksionon kështu”, ka thënë ai.

Megjithatë, për të nxjerrë një supozim se sa vota do t’i sjellë Osmani nga LVV te LDK në këtë rast, ndoshta numri më i përafërt do të ishte rreth 50,000-60,000 vota. E për me i shtu ato vota LDK-së, ato vota duhet të merren (kthehen) diku, mesiguri nga LVV.Gjithashtu duhet kuptuar që ndoshta deri 100,000 persona më pak mund të i kemi nga diaspora kësaj radhe. Nëse supozojmë që deri 160,000 votues kanë ardhur fizikisht për të votuar më 28 dhjetor, kësaj radhe kishim me supozu që do të jenë maksimumi 40% e tyre.

Kështu që pjesëmarrja mund të jetë më e ulët kësaj radhe. Jo vetëm nga diaspora, por gjithashtu nga lodhja e votuesve për shkak se po votojnë për herën e pestë në një periudhë të shkurtër.Në këtë kontekst, nëse Vjosa Osmani i sjell rreth 60,000 vota shtesë, dhe i kemi parasysh rreth 150,000 votat aktuale organike të LDK-së, atëherë LDK mund të shkojë në nivelin e 210,000 votave.

Ndoshta, në rastin më të mirë, 230,000, ndërsa në më të keqin 180,000.Nëse supozojmë që do të kemi rreth 830,000 votues më 7 qershor, atëherë LDK do të ketë deri/rreth 25% të votave. Por nëse kemi pjesëmarrje psh 900,000, LDK do i këtë 23% me 210,000 vota.

Kjo do të ishte një fitore kredibile nga rreth 13% sa kishte të rrithej në mbi 20% e gjithashtu edhe mund ta tkurrë LVV-në deri në 39.7%.

JU REKOMANDOJMË

Pasi u zyrtarizua si kandidate e LDK-së, reagon Osmani-Tregon kush e bindi të rikthehet në këtë parti

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
09/05/2026 - 19:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një video në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale
09/05/2026 - 18:54

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit,...

Më shumëDetails

Shiu s’i pengon kosovarët, mbi 17 mijë persona e mbi 11 mijë automjete shkuan në Shqipëri vetëm 24 orët e fundit

Shiu s’i pengon kosovarët, mbi 17 mijë persona e mbi 11 mijë automjete shkuan në Shqipëri vetëm 24 orët e fundit
09/05/2026 - 18:45

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë. Qytetarët kosovarë vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavat, kryesisht...

Më shumëDetails

VV 60%? Maliqi: Dëshirat janë një gjë tjetër faktet diçka tjetër, skenari realist është të kthehemi afër 41%

VV 60%? Maliqi: Dëshirat janë një gjë tjetër faktet diçka tjetër, skenari realist është të kthehemi afër 41%
09/05/2026 - 18:19

Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk mund të arrijë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo...

Më shumëDetails

Kurti godet Vjosa Osmanin: Vullneti i popullit nuk është një nen kushtetues me të cilin mund të abuzojë dikush

Kurti godet Vjosa Osmanin: Vullneti i popullit nuk është një nen kushtetues me të cilin mund të abuzojë dikush
09/05/2026 - 18:08

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ,e ka goditur Vjosa Osmanin, e cila u...

Më shumëDetails

Statuja gjigante prej ari e Trumpit përurohet në Florida

Statuja gjigante prej ari e Trumpit përurohet në Florida
09/05/2026 - 17:43

Një statujë gjigante prej ari e Donald Trump u përurua në fushën e tij presidenciale të golfit në Doral të Floridës, në një ceremoni të udhëhequr nga një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4