Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në kongresin e VLEN’it në RMV, ku është parë përkrah me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.
Ndaj kësaj ka reaguar këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj. Kjo e fundit ka kritikuar Kurtin, duke thënë se s’mund të ‘’shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që godasin shqiptarët’’.
‘’Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë për politikanë që i kujtojnë vetëm në kohë fushate.
Nuk mund të shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që i godasin shqiptarët’’, ka shkruar ajo.













