Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

10/05/2026 - 13:35
në Lajme
A A
Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme, ndërsa ka ngritur dyshime se yndyrat shtazore po zëvendësohen me yndyra bimore dhe qumësht pluhur, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media të mbajtur pas protestës së fermerëve të Drenasit, të cilët derdhën qumështin në kanal si shenjë revolte ndaj uljes së çmimit të blerjes, Muja tha se institucionet kanë identifikuar zhvillime shqetësuese në treg.

“Sektori i qumështit është duke u përballur me presione të jashtme. Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”, deklaroi Muja.

Ai tha se të dhënat e institucioneve tregojnë rritje të importit të qumështit pluhur, duke e lidhur këtë me rënien e fuqisë blerëse ndaj fermerëve vendorë.

“Importi i qumështit pluhur është rritë korrespodent me rënien e fuqisë blerëse të fermerëve”, u shpreh ai.

Fermerët kanë protestuar një ditë më parë duke thënë se çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27 deri në 30 centë për litër, gjë që sipas tyre po e bën të pamundur mbijetesën e prodhimit vendor.

Muja tha se pretendimet se ulja e çmimeve lidhet me importin nuk mbështeten në të dhëna.

“Deklarata ose pretendimi nuk nxjerr të jetë i bazuar në të dhëna. Në fakt është e kundërta, çmimi i qumështit që vjen nga importi në muajt e fundit vetëm është rritur”, deklaroi ai.

Sipas tij, analiza e të dhënave tregon se ka pasur ulje të koordinuar të çmimit që u paguhet fermerëve.

“Ajo çfarë kemi gjetur është që çmimi për litër në fermë ka qenë një moment vendimtar në nëntor të vitit 2024, kur unë gjykoj që ka pasë një ulje të koordinuar të çmimit që i paguhet fermerëve”, tha Muja.

Ai shtoi se konsumatorët nuk kanë përfituar ulje të çmimeve në treg, ndonëse fermerët po paguhen më pak.

“Kostoja ka shkuar te fermeri, por marzha ka shkuar te përpunuesit e qumështit edhe te supermarketet”, deklaroi Muja.

JU REKOMANDOJMË

Bota humbet një miliard fuçi naftë

Bota humbet një miliard fuçi naftë
10/05/2026 - 15:30

Ndalimi i Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar kaos në ekonominë globale. Në kohë normale, një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm në botë kalon nëpër këtë...

Më shumëDetails

Bajrami kërkon subvencionim të plotë të qumështit: Të mbulohet krejt zinxhiri

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
10/05/2026 - 14:59

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar masa të gjera mbështetëse për sektorin e bujqësisë, me fokus të veçantë në industrinë e qumështit. Ajo ka...

Më shumëDetails

Anëtarja e VV-së: “Severna Brigada” kërcënoi Kurtin tri ditë pas thirrjes së Baton Haxhiut

Tradhtia e Parë
10/05/2026 - 14:19

Anëtarja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu, ka bërë një ndërlidhje të rëndë duke iu referuar fjalëve të Baton Haxhiut në “Pressing” të T7 ku ai flet si kundërshtar politik...

Më shumëDetails

Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë
10/05/2026 - 14:17

Siguria ushqimore është kthyer në një problem i madh, pasi që vazhdimisht zbulohen raste të produkteve të kontaminuara, ku më të ndjeshme janë zakonisht rastet që kanë të...

Më shumëDetails

Dy vetëm sot, Vjosa Osmani prezanton një tjetër prurje të re

Dy vetëm sot, Vjosa Osmani prezanton një tjetër prurje të re
10/05/2026 - 14:03

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se pjesë e ekipit të saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave...

Më shumëDetails

SHBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

SHBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova
10/05/2026 - 13:15

Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energjetike në Evropë, Shtetet e Bashkuara po shtyjnë fuqishëm projekte të reja në Ballkanin Perëndimor. Nga Shqipëria në Bosnje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Bëhen “kërrsh” për një pronë vëllezërit në Mitrovicë, dërgohen në mbajtje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ka vite”, Vjollca Haxhiu për herë të parë flet për sëmundjen e saj (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë