Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor në fshatin Dushk të Lushnjës.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rruga e Rezervuarit.
I ndjeri Hekuran Riza Xhelo ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur, e si pasojë e kësaj i njëjti vdiq në vendin e ngjarjes.













