Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova zyrtarizon dy miqësoret e muajit qershor, një kundërshtar i fortë!

11/05/2026 - 12:29
në Sport
A A
Kosova zyrtarizon dy miqësoret e muajit qershor, një kundërshtar i fortë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator, e ku do të garojë në Ligën B.

Dardanët fillimisht do të përballen me Kombëtaren e Çekisë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë. Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, përballë një kundërshtari cilësor evropian.

Çekia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi e mposhti Danimarkën pas penalltive në “play-off”-in evropian, duke u rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2006. Aktualisht çekët renditen në pozitën e 41-të në ranglistën e FIFA-s.

Dardanët janë përballur me Çekinë deri më tash dy herë dhe atë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020. Në ndeshjen e parë më 7 shtator, 2019 kishin fituar në “Fadil Vokrri”, 2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Plzen, pësuan humbje po ashtu 2:1, më 14 nëntor, 2019.

Ndërkohë, ndeshjen e dytë miqësore, Kosova do ta zhvillojë më 7 qershor, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe me Andorrën, Dardanët janë ballafaquar dy herë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Kanë barazuar në Prishtinë (1:1) dhe kanë fituar në Andorra La Vella (3:0).

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vazhduar ndërtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme me karakter garues në Ligën B, ku Kosova bën pjesë në Grupin B3 me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

Dardanët do të grumbullohen në hotel “Emerald” më 27 maj.

JU REKOMANDOJMË

Olise e nis mbarë sezonin e ri, shënon gol ndaj Stuttgartit

Olise e nis mbarë sezonin e ri, shënon gol ndaj Stuttgartit
28/08/2026 - 22:20

Michael Olise ka shënuar golin e parë në edicionin e ri.  Sulmuesi francez shënoi në minutën e 55-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 2 me 1. Ja...

Më shumëDetails

PSG kërkon fitoren e parë në Ligue 1, Lille synon ta ndalë kampionin në “Pierre-Mauroy”

PSG kërkon fitoren e parë në Ligue 1, Lille synon ta ndalë kampionin në “Pierre-Mauroy”
28/08/2026 - 20:56

Pas një nisjeje pa fitore në sezonin e ri të kampionatit, Paris Saint-Germain do të kërkojë të rikthehet në rrugën e duhur ndaj Lille, skuadra e fundit që...

Më shumëDetails

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës, zbut pezullimet e lojtarëve pas kaosit në finalen e Kupës së Botës

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës, zbut pezullimet e lojtarëve pas kaosit në finalen e Kupës së Botës
28/08/2026 - 19:01

FIFA ka miratuar zyrtarisht një kërkesë strategjike nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) për të lehtësuar ndikimin e pezullimeve të rënda nga ndeshjet e vendosura ndaj yjeve të...

Më shumëDetails

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare
28/08/2026 - 18:12

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, është renditur e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Muminoviq nuk arriti të sigurojë medaljen e bronztë, pasi në përballjen vendimtare u mposht nga...

Më shumëDetails

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez
28/08/2026 - 17:43

Tifozët e Atletico Madrid kanë vendosur pankarta jashtë stadiumit duke kërkuar largimin e Julian Alvarez. “Lëreni të shkojë kudo, por lëreni të largohet tani”, shkruhet në njërën prej...

Më shumëDetails

Fatjona Kasapi e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Fatjona Kasapi e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
28/08/2026 - 17:33

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Ajo mposhti italianen, Gaia Stella në ndeshjen kyçe të saj e cila i mjaftoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë