Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova zyrtarizon dy miqësoret e muajit qershor, një kundërshtar i fortë!

11/05/2026 - 12:29
në Sport
A A
Kosova zyrtarizon dy miqësoret e muajit qershor, një kundërshtar i fortë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator, e ku do të garojë në Ligën B.

Dardanët fillimisht do të përballen me Kombëtaren e Çekisë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë. Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, përballë një kundërshtari cilësor evropian.

Çekia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi e mposhti Danimarkën pas penalltive në “play-off”-in evropian, duke u rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2006. Aktualisht çekët renditen në pozitën e 41-të në ranglistën e FIFA-s.

Dardanët janë përballur me Çekinë deri më tash dy herë dhe atë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020. Në ndeshjen e parë më 7 shtator, 2019 kishin fituar në “Fadil Vokrri”, 2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Plzen, pësuan humbje po ashtu 2:1, më 14 nëntor, 2019.

Ndërkohë, ndeshjen e dytë miqësore, Kosova do ta zhvillojë më 7 qershor, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe me Andorrën, Dardanët janë ballafaquar dy herë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Kanë barazuar në Prishtinë (1:1) dhe kanë fituar në Andorra La Vella (3:0).

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vazhduar ndërtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme me karakter garues në Ligën B, ku Kosova bën pjesë në Grupin B3 me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

Dardanët do të grumbullohen në hotel “Emerald” më 27 maj.

JU REKOMANDOJMË

Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës

Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
11/05/2026 - 12:28

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për herë të 29-të në histori dhe për të dytin vit radhazi, duke vulosur titullin në mënyrën më spektakolare të mundshme –...

Më shumëDetails

Trepça e fiton finalen e parë ndaj Bashkimit

Trepça e fiton finalen e parë ndaj Bashkimit
10/05/2026 - 21:45

Trepça e nisi serinë e finaleve ndaj Bashkimit duke triumfuar. Në Minatorin e zjarrtë, mitrovicasit triumfuan ndaj klubit nga Prizreni me rezultat 94-79.

Më shumëDetails

Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Vedat Muriqin: Ka vetëm dy gola më pak se Mbappe…!

Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Vedat Muriqin: Ka vetëm dy gola më pak se Mbappe…!
10/05/2026 - 18:29

Trajneri i Villarrealit, Marcelino ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Mallorcas në La Liga. I pyetur nga gazetarët se a dështoi mbrojtja e tij sot ndaj Mallorcas, ai...

Më shumëDetails

Gresa Bakraçi shkëlqen në Shkup, thyen rekordin shtetëror në garën 10 kilometra

Gresa Bakraçi shkëlqen në Shkup, thyen rekordin shtetëror në garën 10 kilometra
10/05/2026 - 14:09

Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke thyer rekordin shtetëror në garën 10 kilometra gjatë një eventi prestigjioz të mbajtur në...

Më shumëDetails

Real Madrid publikon listën për El Clasicon, mungon Kylian Mbappe

Nuk ka qetësi për Mbappen, përfshihet në një skandal me pesë policë fancezë
10/05/2026 - 14:07

Real Madrid ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen ndaj Barcelonës në El Clasicon e shumëpritur, me mungesën e madhe të Kylian Mbappe që bie...

Më shumëDetails

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e parë të finales mes Trepçës dhe Bashkimit

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e parë të finales mes Trepçës dhe Bashkimit
10/05/2026 - 14:05

Sonte zhvillohet episodi i parë i finales së play-offit në Superligë të Kosovës. Trepça, do të jetë nikoqir i Bashkimit në “Minatori”, ku do të përsëritet finalja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë