Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel për Ilir Metën, ku kamerat janë lejuar si herën e parë vetëm për 5 minuta.
Sipas pamjeve të sjella nga gazetarët që ndodhen në sallën e gjyqit, Meta shfaqet në formë dhe i buzëqeshur.
Gjatë seancës ai ka përshëndetur të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës.
Në momentin kur gjyqtarja largoi kamerat nga salla avokati i Metës, Kujtim Cakrani, e kundërshtoi këtë vendim pasi kërkoi që seanca të transmetohej live. Gjyqtarja Etleva Deda u shpreh se nuk mund të bëhet miting në sallë dhe kërkoi qetësi, Siç raporton Euronews.al.
Debatet e plota
Avokati Cakrani: Lejoni të jepet live.
Gjyqtarja Etleva Deda: Miting nuk bëhet në sallë.
Ilir Meta: Mos u lodh avokat për atë gjë, merr 10 mijë euro.
Gjyqtarja Etleva Deda: Nuk marrim aq.
Monika Kryemadhi: Edhe vrasësi serial në Amerikë nuk rri në kafaz.
GJKKO: Parimi i publicitetit të seancës nuk do të thotë transmetim drejtpërdrejt.
GJKKO: Transmetimi live cenon privatësinë e dëshmitarëve.













