Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Prishtinë, kanë zbarkuar sot në klinikat e ShSKUK-së në Prishtinë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Mësohet se çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me listën e barnave eseciale në ShSKUK dhe manipulimet me listat e pritjes së pacientëve për intervenime invazive dhe kirurgjike në ShSKUK (QKUK Prishtinë).
Ky aksion ka filluar sot dhe është duke u zhvilluar me autorizimin e Prokurorit të Shtetit Ardian Mehmeti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe në bashkëpunim të ngushtë me njësitë përkatese hetimore të Policisë së Kosovës.











