Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

27/11/2026 - 12:36
në Lajme
A A
I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shkolluar ushtarakisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të jetë komandanti i ri i FSK-së.

Gazeta Nacionale ka raportuar sot se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e Kryeministrit emrin e Cikaqit si pasues të gjeneralit Bashkim Jasharit.

Cikaqi është pjesë e udhëheqjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj më 2009.

Për më shumë se tetë vjet ai ka ushtruar detyrën e zëvendëskomandantit të FSK-së, ndërsa prej vitit 2019 mban gradën e gjeneralmajorit.

Karriera ushtarake

Më 2009, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e kishte dekretuar Cikaqin në mesin e shtatë gjeneralëve të parë të FSK-së.

Me gradën e gjeneralbrigadës, Cikaqi ishte emëruar komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës.

Në këtë pozitë, ai ishte angazhuar në zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, shkollimin ushtarak dhe ngritjen e kapaciteteve të forcës.

Më 6 mars 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, e emëroi Cikaqin komandant të Forcave Tokësore dhe njëkohësisht zëvendëskomandant të FSK-së.

Më 12 gusht 2019 hyri në fuqi dekretimi i gradimit të tij në gjeneralmajor dhe emërimit në pozitën e zëvendëskomandantit të FSK-së.

Cikaqi ka shërbyer si zëvendëskomandant nën drejtimin e dy komandantëve të FSK-së, Rrahman Ramës dhe Bashkim Jasharit.

Shkollimi në Amerikë dhe Britani

Në vitin 2010, Enver Cikaqi kishte përfunduar studimet në Institutin e Gjuhëve të Mbrojtjes (Defense Language Institute), në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Pesë vjet më vonë, ky institut e kishte përzgjedhur në mesin e tetë studentëve më të dalluar të dhjetëvjeçarit.

Fotografia e tij ishte vendosur në të ashtuquajturin “Muri i Famës” të institutit amerikan.

Këto të dhëna ishin publikuar edhe në revistën zyrtare “Mbrojtja” të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në tetor të vitit 2015.

JU REKOMANDOJMË

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve
27/11/2026 - 12:16

Ka dështuar edhe seanca e sotme e paraparë për t’u zhvilluar në Gjykatë Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore, ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari dhe tre të...

Më shumëDetails

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
27/11/2026 - 11:33

Fondet që Kosova nuk arriti t’i përfitojë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, e të cilat pritet t’u shpërndahen vendeve të tjera të rajonit, janë dëshmi e...

Më shumëDetails

Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën
27/11/2026 - 11:29

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia po bën përpjkeje të vecanta për të “përmirësuar” marrëdhënien konkrete me vendet që e kanë njohur Kosovën, me qëllim...

Më shumëDetails

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union
27/11/2026 - 10:59

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se Kosova është ekonomia më e dobët në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për arritjen e nivelit...

Më shumëDetails

Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro
27/11/2026 - 10:17

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash, gjatë një aksioni të gjerë policor ku janë sekuestruar pasuri në vlerë...

Më shumëDetails

“Dita e Forcës”, Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

“Dita e Forcës”, Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
27/11/2026 - 10:16

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së. Në urimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë