Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjahu tragjik në Pakashticë/ Vëllai i viktimës jep detaje për vrasjen e mbrëmshme

13/01/2022 - 16:37
në Kryesore, Lajme
A A
“Do të blej armë e do t’i qëroj hesapet me juve”, arrestohet në një person pasi kërcënoi gruan e tij dhe nusen e djalit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dalja në gjueti e dy baxhanakëve nga Podujeva përfundoi në mënyrë tragjike. Në bjeshkën e fshatit Pakashticë të Podujevës u privua nga jeta me armë zjarri 30-vjeçari Mentor Kajtazi. Vrasja e viktimës dyshohet se ndodhi nga pakujdesia nga baxhanaku i tij, Florim Bunjaku 34-vjeç. Vëllai i viktimës tha shkurt për Gazetën Express se vrasja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Familja e 30-vjeçarit të vrarë kishte hapur të pamën sot në fshatin Dumnicë të Podujevës, ceremonia e varrimit ishte caktuar për në orën 15:00, por familjarët nuk pranuan të flasin gjatë për rastin.

Njëri vëlla i viktimës tha se vrasja ka ndodhur në mënyrë aksidentale dhe se i dyshuari me të ndjerin kanë qenë baxhanakë mes vete.

“Po janë baxhanakë mes vete, ata nuk kanë dalë shpesh për gjueti”, tha ai shkurt.

I njëjti shtoi se viktima ka lënë pas vetes gruan dhe fëmijët.

Ndërkohë situatë më ndryshe ishte te shtëpia e të dyshuarit në Pakashticë të Podujevës. Një patrullë e policisë po e ruante shtëpinë e tij për çështje sigurie.

Policia po qëndron te shtëpia e të dyshuarit në Pakashticë

Fqinjët thanë se nuk ishin në dijeni se si ka ndodhur rasti, pasi mali ku baxhanakët kishin dalë për gjueti ishte disa kilometra larg nga shtëpia e tij.

Prapa kësaj veture (shih fotografinë më poshtë), me të cilën dyshohet se morën rrugë baxhanakët, ndodhet mali ku një natë më parë u vra 30-vjeçari.

Afër bjeshkës në Pakashticë ky dyshohet se ndodhi vrasja

Si pasojë e terrenit të papërshtatshëm për shkak të kushteve atmosferike, forcat e FSK-së kishin asistuar policinë për tërheqjen e trupit të pajetë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Express se ndaj të dyshuarit kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në drejtim të veprave penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”.

“Prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të ndaluar, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armevë”, në gjykatën kompetente”, tha për Express zëdhënsja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë