Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një profesor i UBT’së dhe një avokate e Avokaturës Shtetërore e përfshirë në mashtrim me shpronësim- Si funksiononte grupi që dyshohet se dëmtoi 220 mijë euro Qeverinë?

12/05/2026 - 17:07
në Lajme
A A
Një profesor i UBT’së dhe një avokate e Avokaturës Shtetërore e përfshirë në mashtrim me shpronësim- Si funksiononte grupi që dyshohet se dëmtoi 220 mijë euro Qeverinë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale ka kërkuar që Nexhmije Karaqi, Nexhat Raifi, Shaban Syla, Halil Mustafa, Hajrullah Muli, Vegim Gashi dhe Avdi Pireva të mbahen në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimet për mashtrime me çështje të shpronësimit të tokave. Sidoqoftë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta refuzojë kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë dosjen e rastit, ku në fund të vitit të kaluar ranë në pranga të lartpërmendurit, përmes të cilës Prokuroria Speciale prezanton mënyrën e funksionimit si grup me qëllim të përfitimit të paligjshëm.

Siç thuhet në dosjen e prokurorisë, Nexhmije Karaqi në cilësinë e avokates së Avokaturës Shtetërore, me qëllim të përfitimit financiar për vete dhe për Fadil Ismajlin, kishte shqyrtuar një ankesë të pasafatshme dhe kishte lidhur ujdi gjyqësore me të pandehurën Mirlinda Bllata Dibranin, duke i hapur rrugë kompensimit nga Qeveria në shumën prej 220 mijë eurove për çështje të shpronësimit.

Sipas dosjes, Karaqi përmes të pandehurit Avdi Pireva mori 11 mijë euro, apo pesë për qind të vlerës së kompensuar. Avokatja e Avokaturës Shtetërore dyshohet me këtë rast për marrje ryshfeti.

Çdoherë sipas dosjes, të pandehurit Shaban Syla, Hajrullah Muli dhe Halil Mustafa, në cilësinë e ekspertëve gjyqësorë për vlerësimin e pronës, gjatë përpilimit të ekspertizave për pronat e paluajtshme kanë prezantuar vlerësime jo-ligjore, të përdorura në ujdinë gjyqësore të lartcekur. Që të tre dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndërkaq Nexhat Raifi dhe Vegim Gashi, siç thotë dosja e Prokurorisë Speciale, përkundër faktit se ishin kompensuar nga Qeveria më 2014-ën në emër të shpronësimit të pronave të tyre më 2014-ën, pas rreth tetë vitesh dyshohet se parashtruan propozim ankesa të pas afatshme. Me këtë, ata dyshohen për veprën penale dhënie ryshfeti.

“Për të realizuar këtë diferencë të njëjtit u dakorduan me të pandehurit Shaban Tërbunja, Bedri Dibrani, Mirlinda Bllata Dibrani dhe Goran Llaziq, që 50% të vlerës së kompensimit që do të realizonin përmes arritjes së ujdisë gjyqësore, t’ia kthenin mbrapa cash të pandehurve, ashtu që pastaj të njëjtit këto mjete të mund ti shpërndanin në mes vete sipas kontributit që kishin dhënë për caktimin dhe zgjidhjen e rastit me ujdi gjyqësore”, thuhet në dosje.

Ndërkaq Avdi Pireva, profesor në UBT, dyshohet se pranoi nga i pandehuri Bedri Dibrani shumën prej 11 mijë eurove, me qëlliim që t’ia dorëzojë Nexhmije Karaçit si shpërblim për arritjen dhe nënshkrimin e ujdisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe propozuesit Fadil Ismajli.

Përmes këtyre veprimeve, të pandehurit dyshohet se në emër të shpronësimit i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit 220 mijë euro.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit është refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ndaj shtatë të dyshuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga 6 maji deri më 5 qershor 2026.

Gjykata ka sqaruar se mund të caktohet masa e paraburgimit nëse të pandehurit largohen nga vendbanimi pa leje të gjykatës.

Çka u sekuestrua përgjatë operacionit?

Prokuroria ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale, pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm dhe shuma të konsiderueshme parash të gatshme nga të pandehurit, të cilat dyshohet se lidhen me veprimtari të kundërligjshme që janë objekt i hetimit.

Gjatë kontrollit ndaj të pandehurit Nexhat Raifi, përveç një telefoni mobil të markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, autoritetet kanë sekuestruar edhe para të gatshme, ndërsa po zhvillohen procedura për verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së prejardhjes së tyre. Sipas hetuesve, shumat e sekuestruara konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e rastit dhe pritet të jenë pjesë e analizave financiare në vazhdim.

Nga i pandehuri Avdi Pireva është sekuestruar një telefon mobil “Iphone 12”, ndërsa gjatë kontrollit janë marrë edhe dokumente të shumta ligjore dhe pronësore. Në mesin e tyre përfshihen autorizim prej 12 faqesh me numër LRP nr.1605/13, dy dokumente punomoqjeje, certifikata pronësore me numrat përkatës, si dhe kontratë për shitblerjen e paluajtshmërisë me numër reference 132/13, të cilat dyshohet se lidhen me transaksione që janë objekt hetimi.

Ndërkohë, ndaj të pandehurit Halil Mustafa janë sekuestruar një telefon mobil “Samsung”, një llaptop i tipit “Dell” së bashku me çantën përkatëse dhe një numër i madh dosjesh dhe lëndësh zyrtare që përfshijnë dokumentacion të viteve 2023, 2024 dhe 2025. Autoritetet kanë marrë gjithashtu ekspertizën e lëndës CN nr.17/23 dhe dokumente të ndryshme në gjuhën serbe, të cilat pritet të analizohen për të përcaktuar rolin e tyre në procedurën penale.

Në kuadër të të njëjtit operacion, nga subjekti juridik Studio Ligjore “Ligji Shpk” është sekuestruar një shtëpizë kompjuteri e tipit HP me numër serik CZC90356M4, për të cilën dyshohet se mund të përmbajë të dhëna relevante për hetimin.

Autoritetet kanë konfiskuar një sërë pajisjesh dhe dokumentesh edhe nga i pandehuri Vegim Gashi. Atij i janë sekuestruar tre telefona mobilë të markës “Samsung” (model S23 Plus, A23 dhe S7), dy llaptopë të tipit HP, një USB me kapacitet 500GB dhe dokumentacion i gjerë administrativ e pronësor. Mes provave të marra janë një akt-vlerësim prej 12 faqesh, dokument për shpronësim i datës 03.08.2015, njoftime dhe vërtetime zyrtare, certifikatë pronësie e datës 23.04.2025, dëftesë administrative si dhe vendim përfundimtar nr.15/25 i datës 29.04.2015, të cilat dyshohet se lidhen me procedura pronësore nën hetim.

Ndërkaq, nga i pandehuri Shaban Syla është sekuestruar një telefon mobil “Samsung A16”, i cili do t’i nënshtrohet ekzaminimeve digjitale për të siguruar prova shtesë.

Prokuroria ka bërë të ditur se të gjitha pajisjet elektronike, dokumentet dhe shumat e parave të sekuestruara do të analizohen nga ekspertët përkatës financiarë dhe forenzikë, me qëllim të verifikimit të transaksioneve, komunikimeve dhe origjinës së mjeteve financiare, ndërsa hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë