Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një profesor i UBT’së dhe një avokate e Avokaturës Shtetërore e përfshirë në mashtrim me shpronësim- Si funksiononte grupi që dyshohet se dëmtoi 220 mijë euro Qeverinë?

12/05/2026 - 17:07
në Lajme
A A
Një profesor i UBT’së dhe një avokate e Avokaturës Shtetërore e përfshirë në mashtrim me shpronësim- Si funksiononte grupi që dyshohet se dëmtoi 220 mijë euro Qeverinë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale ka kërkuar që Nexhmije Karaqi, Nexhat Raifi, Shaban Syla, Halil Mustafa, Hajrullah Muli, Vegim Gashi dhe Avdi Pireva të mbahen në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimet për mashtrime me çështje të shpronësimit të tokave. Sidoqoftë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta refuzojë kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë dosjen e rastit, ku në fund të vitit të kaluar ranë në pranga të lartpërmendurit, përmes të cilës Prokuroria Speciale prezanton mënyrën e funksionimit si grup me qëllim të përfitimit të paligjshëm.

Siç thuhet në dosjen e prokurorisë, Nexhmije Karaqi në cilësinë e avokates së Avokaturës Shtetërore, me qëllim të përfitimit financiar për vete dhe për Fadil Ismajlin, kishte shqyrtuar një ankesë të pasafatshme dhe kishte lidhur ujdi gjyqësore me të pandehurën Mirlinda Bllata Dibranin, duke i hapur rrugë kompensimit nga Qeveria në shumën prej 220 mijë eurove për çështje të shpronësimit.

Sipas dosjes, Karaqi përmes të pandehurit Avdi Pireva mori 11 mijë euro, apo pesë për qind të vlerës së kompensuar. Avokatja e Avokaturës Shtetërore dyshohet me këtë rast për marrje ryshfeti.

Çdoherë sipas dosjes, të pandehurit Shaban Syla, Hajrullah Muli dhe Halil Mustafa, në cilësinë e ekspertëve gjyqësorë për vlerësimin e pronës, gjatë përpilimit të ekspertizave për pronat e paluajtshme kanë prezantuar vlerësime jo-ligjore, të përdorura në ujdinë gjyqësore të lartcekur. Që të tre dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndërkaq Nexhat Raifi dhe Vegim Gashi, siç thotë dosja e Prokurorisë Speciale, përkundër faktit se ishin kompensuar nga Qeveria më 2014-ën në emër të shpronësimit të pronave të tyre më 2014-ën, pas rreth tetë vitesh dyshohet se parashtruan propozim ankesa të pas afatshme. Me këtë, ata dyshohen për veprën penale dhënie ryshfeti.

“Për të realizuar këtë diferencë të njëjtit u dakorduan me të pandehurit Shaban Tërbunja, Bedri Dibrani, Mirlinda Bllata Dibrani dhe Goran Llaziq, që 50% të vlerës së kompensimit që do të realizonin përmes arritjes së ujdisë gjyqësore, t’ia kthenin mbrapa cash të pandehurve, ashtu që pastaj të njëjtit këto mjete të mund ti shpërndanin në mes vete sipas kontributit që kishin dhënë për caktimin dhe zgjidhjen e rastit me ujdi gjyqësore”, thuhet në dosje.

Ndërkaq Avdi Pireva, profesor në UBT, dyshohet se pranoi nga i pandehuri Bedri Dibrani shumën prej 11 mijë eurove, me qëlliim që t’ia dorëzojë Nexhmije Karaçit si shpërblim për arritjen dhe nënshkrimin e ujdisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe propozuesit Fadil Ismajli.

Përmes këtyre veprimeve, të pandehurit dyshohet se në emër të shpronësimit i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit 220 mijë euro.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit është refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ndaj shtatë të dyshuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga 6 maji deri më 5 qershor 2026.

Gjykata ka sqaruar se mund të caktohet masa e paraburgimit nëse të pandehurit largohen nga vendbanimi pa leje të gjykatës.

Çka u sekuestrua përgjatë operacionit?

Prokuroria ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale, pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm dhe shuma të konsiderueshme parash të gatshme nga të pandehurit, të cilat dyshohet se lidhen me veprimtari të kundërligjshme që janë objekt i hetimit.

Gjatë kontrollit ndaj të pandehurit Nexhat Raifi, përveç një telefoni mobil të markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, autoritetet kanë sekuestruar edhe para të gatshme, ndërsa po zhvillohen procedura për verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së prejardhjes së tyre. Sipas hetuesve, shumat e sekuestruara konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e rastit dhe pritet të jenë pjesë e analizave financiare në vazhdim.

Nga i pandehuri Avdi Pireva është sekuestruar një telefon mobil “Iphone 12”, ndërsa gjatë kontrollit janë marrë edhe dokumente të shumta ligjore dhe pronësore. Në mesin e tyre përfshihen autorizim prej 12 faqesh me numër LRP nr.1605/13, dy dokumente punomoqjeje, certifikata pronësore me numrat përkatës, si dhe kontratë për shitblerjen e paluajtshmërisë me numër reference 132/13, të cilat dyshohet se lidhen me transaksione që janë objekt hetimi.

Ndërkohë, ndaj të pandehurit Halil Mustafa janë sekuestruar një telefon mobil “Samsung”, një llaptop i tipit “Dell” së bashku me çantën përkatëse dhe një numër i madh dosjesh dhe lëndësh zyrtare që përfshijnë dokumentacion të viteve 2023, 2024 dhe 2025. Autoritetet kanë marrë gjithashtu ekspertizën e lëndës CN nr.17/23 dhe dokumente të ndryshme në gjuhën serbe, të cilat pritet të analizohen për të përcaktuar rolin e tyre në procedurën penale.

Në kuadër të të njëjtit operacion, nga subjekti juridik Studio Ligjore “Ligji Shpk” është sekuestruar një shtëpizë kompjuteri e tipit HP me numër serik CZC90356M4, për të cilën dyshohet se mund të përmbajë të dhëna relevante për hetimin.

Autoritetet kanë konfiskuar një sërë pajisjesh dhe dokumentesh edhe nga i pandehuri Vegim Gashi. Atij i janë sekuestruar tre telefona mobilë të markës “Samsung” (model S23 Plus, A23 dhe S7), dy llaptopë të tipit HP, një USB me kapacitet 500GB dhe dokumentacion i gjerë administrativ e pronësor. Mes provave të marra janë një akt-vlerësim prej 12 faqesh, dokument për shpronësim i datës 03.08.2015, njoftime dhe vërtetime zyrtare, certifikatë pronësie e datës 23.04.2025, dëftesë administrative si dhe vendim përfundimtar nr.15/25 i datës 29.04.2015, të cilat dyshohet se lidhen me procedura pronësore nën hetim.

Ndërkaq, nga i pandehuri Shaban Syla është sekuestruar një telefon mobil “Samsung A16”, i cili do t’i nënshtrohet ekzaminimeve digjitale për të siguruar prova shtesë.

Prokuroria ka bërë të ditur se të gjitha pajisjet elektronike, dokumentet dhe shumat e parave të sekuestruara do të analizohen nga ekspertët përkatës financiarë dhe forenzikë, me qëllim të verifikimit të transaksioneve, komunikimeve dhe origjinës së mjeteve financiare, ndërsa hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

JU REKOMANDOJMË

Një komunë e Malit të Zi me deklaratë shfuqizon vendimin për njohjen e Kosovës

Një komunë e Malit të Zi me deklaratë shfuqizon vendimin për njohjen e Kosovës
12/05/2026 - 18:01

Kuvendi i Komunës së Zetës të Malit të Zi ka miratuar një deklaratë me të cilën është shfuqizuar vendimi për njohjen e Kosovës. Sipas raportimeve të RTCG, këshilltarët...

Më shumëDetails

Kurti prezanton një prurje të re në VV

Kurti prezanton një prurje të re në VV
12/05/2026 - 17:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar si prurje të re në këtë subjekt politik aktivisten për të drejtat e grave, Adelina Tërshanin. Kurti prezantimin e ka...

Më shumëDetails

Injoroi Abdixhikun e Osmanin duke mos marrë pjesë në tubim, Kujtim Shala njofton se do të jetë kandidat për deputet, falënderon degën për propozimin

Injoroi Abdixhikun e Osmanin duke mos marrë pjesë në tubim, Kujtim Shala njofton se do të jetë kandidat për deputet, falënderon degën për propozimin
12/05/2026 - 17:53

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka bërë të ditur se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Shala,...

Më shumëDetails

Rrezarta Krasniqi e LDK-së njofton se nuk do të jetë në garë për deputete: Përkushtimi im ndaj LDK-së mbetet i palëkundur

Rrezarta Krasniqi e LDK-së njofton se nuk do të jetë në garë për deputete: Përkushtimi im ndaj LDK-së mbetet i palëkundur
12/05/2026 - 17:42

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton...

Më shumëDetails

Publikohen për herë të parë pamjet brenda burgut ku mbahen Thaçi dhe të tjerët (VIDEO)

Publikohen për herë të parë pamjet brenda burgut ku mbahen Thaçi dhe të tjerët (VIDEO)
12/05/2026 - 17:23

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre, përfshirë fitnesin, këndin e qëndrimit ditor ku mund të socializohen dhe...

Më shumëDetails

Muharremi për Bajramin dhe Hotin: Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur

Muharremi për Bajramin dhe Hotin: Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur
12/05/2026 - 17:13

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pas raportimit se Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami janë lënë jashtë 10-shës së LDK-së. Sipas Muharremit, Hoti dhe Bajrami janë dy nga figurat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Policia aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë