“Listën përfundimtare nuk e di. Është një listë, që conform statutit dhe praktikave të LDK’së, e krijon ose e përpilon bartësi i listës, në këtë rast znj. Osmani, natyrisht në koordinim të plotë edhe me kryetarin e partisë z.Abdixhiku”, ka deklaruar Mustafa në ATV.
Ai shtoi se publikimi i listës është çështje administrative që varet nga regjistrimi në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me afat deri sonte në mesnatë.
Ndërkohë, disa kandidatë kanë bërë të ditur pozicionet e tyre në listë. Hykmete Bajrami ka konfirmuar se është renditur në vendin e 12-të, jashtë dhjetëshes së parë.
Edhe për Avdullah Hoti është raportuar se nuk figuron në dhjetëshen e parë, ndërsa ai ka reaguar duke thënë: “Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët. I juaji, Avdullah Hoti”.













