Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

13/05/2026 - 08:30
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në formatin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e BE-së”, i cili u mbajt në Kështjellën e Bratislavës në Sllovaki.

Takimi u organizua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár, ndërsa morën pjesë delegacione nga 13 vende, si dhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë seancës hapëse të forumit, kushtuar integrimit gradual dhe bashkëpunimit rajonal, Konjufca theksoi se Kosova mbetet e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në seancën e dytë, e fokusuar në sigurinë si dimension i ri i integrimit evropian, ai theksoi rëndësinë e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën evropiane të sigurisë.

Konjufca foli për nevojën e forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe ndërveprueshmërisë me standardet e NATO-s, duke shtuar se anëtarësimi i vendeve të rajonit që ende nuk janë pjesë e Aleancës mbetet interes strategjik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Në fund, ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

 

JU REKOMANDOJMË

“Kostoja e luftës me Iranin ka arritur deri tani në 29 miliardë dollarë”, thotë një zyrtar i Pentagonit

“Kostoja e luftës me Iranin ka arritur deri tani në 29 miliardë dollarë”, thotë një zyrtar i Pentagonit
13/05/2026 - 10:32

Derisa fatura amerikane e mbrojtjes për luftën me Iranin tani vlerësohet të jetë rreth 29 miliardë dollarë, ndërprerja e infrastrukturës kryesore energjetike nga konflikti rrezikon t’i mbajë çmimet...

Më shumëDetails

Dega e PDK-së në Suharekë nominon 5 kandidatë, i prin Enver Hoxhaj me numër 10

Dega e PDK-së në Suharekë nominon 5 kandidatë, i prin Enver Hoxhaj me numër 10
13/05/2026 - 10:14

Kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Dardan Berisha ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë të propozuar nga kjo degë. Enver Hoxhaj, Skender Hoxha, Sevdie Hoxha dhe...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)
13/05/2026 - 10:06

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”....

Më shumëDetails

Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri
13/05/2026 - 09:48

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin se kanë kryer...

Më shumëDetails

Miftaraj për listën e VV-së: E mbushur me persona që janë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
13/05/2026 - 09:46

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj listës së kandidatëve për deputetë që është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.Miftaraj,...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta pak më lirë

Ulet çmimi i naftës
13/05/2026 - 09:39

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë