Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
Siç shihet nga emrat e publikuar, kjo parti nuk do të ketë asnjë kandidate grua nga Mitrovica.
PDK në Mitrovicë, prej nga vjen kryetari i partisë Bedri Hamza, nuk ka gjetur asnjë grua që të kandidojë për deputete.
Siç mëson Veriu.info të gjitha të propozuarat nga partia, asambliste përkatësisht ish asambliste, kanë refuzuar ofertën e Bedri Hamzës që të jenë pjesë e garës për deputete./Veriu.info/












