Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arta Zeqirit i dalin shkeljet në “Riga Pharm”: Dokumentet faktojnë mungesën e farmacistëve në barnatore

13/05/2026 - 14:12
në Lajme
A A
Arta Zeqirit i dalin shkeljet në “Riga Pharm”: Dokumentet faktojnë mungesën e farmacistëve në barnatore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektimet e Inspektoratit Farmaceutik kanë zbuluar një skemë shqetësuese të funksionimit të disa barnatoreve të rrjetit “Riga Pharm”, në pronësi të biznesmenes Arta Zeqiri.

Sipas raporteve zyrtare të siguruara nga portali Front Online, në disa pika të këtij rrjeti në Mitrovicë, Ferizaj, Kllokot e Kaçanik, inspektorët nuk kanë gjetur në vendin e punës farmacistët përgjegjës, të cilët me ligj janë personat kryesorë që duhet të mbikëqyrin veprimtarinë farmaceutike.

 

Në vend të tyre, barnatoret janë gjetur duke funksionuar me teknikë të farmacisë, ndërsa në një rast edhe me teknike të mamisë, raporton Front Online.

Në keto barnatore Inspektorati ka gjetur edhe shkelje tjera, ku së paku në një rast teknikja e farmacisë i ka dhënë një qytetari një bar tjeter nga ai që iu është përshkruar në receptë nga mjeku.

Sipas ligjeve në fuqi, mungesa e farmacistit përgjegjës nuk është vetëm shkelje administrative, por është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve.

Dokumentet e siguruara të Inspektoratit tregojnë se shkeljet janë përsëritur në disa lokacione te të njëjtit rrjet.

 

Në “Riga Pharm 50” në Mitrovicë, inspektimi është kryer më 14 prill 2025. Farmaciste përgjegjëse figuron Brikena Jusufi, por sipas raportit, në barnatore nuk është gjetur ajo. Barnatorja ishte hapur nga teknikja e farmacisë Adea Sokoli.

Në “Riga Pharm 32” në Ferizaj, inspektimi është kryer më 31 korrik 2025. Farmaciste përgjegjëse ishte Fatjonë Shahini, por në momentin e inspektimit është hasur vetëm teknikja e farmacisë Anisa Brahimi.

Në “Riga Pharm 3” në Kllokot, inspektimi është bërë më 16 shtator 2025. Sipas dokumentit, në barnatore ishte vetëm Anita Shallti, teknike e farmacisë, ndërsa mungonte farmacistja përgjegjëse Nakishe Qamili.

Në “Riga Pharm 42” në Mitrovicë, inspektimi është kryer më 17 mars 2025. Inspektorët kanë gjetur në barnatore tekniket e farmacisë Djellza Shala dhe Besa Mustafaj, por jo farmacisten përgjegjëse Erina Kida.

 

Në “Riga Pharm 26” në Kaçanik, gjatë inspektimit të datës 17 shtator 2025, në barnatore është hasur Elsa Troni, teknike e mamisë, ndërsa farmacist përgjegjës figuron Durak Salihu.

Këto raste, të shtrira në disa komuna dhe në data të ndryshme, e bëjnë rastin edhe më serioz. Nuk bëhet fjalë për një lëshim të vetëm, por për një model të përsëritur të funksionimit të barnatoreve pa praninë e personit përgjegjës profesional.

Sipas legjislacionit në fuqi, veprimtaria farmaceutike duhet të zhvillohet nën përgjegjësinë e farmacistit. Teknikët e farmacisë mund të jenë pjesë e stafit, por nuk mund ta zëvendësojnë farmacistin përgjegjës. Aq më pak një person me profil tjetër profesional, siç është teknike e mamisë.

Raportet e Inspektoratit mbështeten në disa akte ligjore, përfshirë Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale Nr. 04/L-190, Ligjin për Inspektime Nr. 08/L-067, si dhe udhëzimet administrative që rregullojnë qarkullimin me pakicë të produkteve medicinale.

Pikërisht këto dispozita kërkojnë që barnatorja të funksionojë me staf profesional të kualifikuar dhe nën mbikëqyrjen e farmacistit përgjegjës.

Shkelje ligjore në barnatore: Ligji kërkon prani të detyrueshme të farmacistit gjatë gjithë orarit të punës

Legjislacioni në fuqi në Kosovë përcakton shumë qartë kushtet për funksionimin e barnatoreve, duke vendosur standarde strikte për të garantuar sigurinë e qytetarëve  gjatë furnizimit me produkte medicinale.

Sipas Nenit 14 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, “Dispensimi dhe shitja me pakicë e produkteve medicinale” mund të realizohet vetëm nëse plotësohen disa kritere bazë ligjore.

Pra, në pikën 1 të këtij neni theksohet se për ushtrimin e këtij aktiviteti kërkohet:

Licencë biznesi e lëshuar nga autoriteti kompetent;

Licencë profesionale e barnatores e lëshuar nga AKPPM.

Ndërsa në pikën 2 të Nenit 14 përcaktohet qartë një nga obligimet më të rëndësishme:

“Barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacist/farmaciste të licencuar.”

Ky detyrim ligjor është thelbësor për garantimin e shpërndarjes së sigurt të barnave dhe për parandalimin e gabimeve që mund të rrezikojnë shëndetin e pacientëve.

Sipas ligjeve në fuqi, mosrespektimi i këtij neni përbën shkelje serioze ligjore dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë gjoba apo pezullim të aktivitetit të barnatores.

Ligji i prerë: Barnat me recetë mund të jepen vetëm në prani të farmacistit të licencuar

Ligji në fuqi për sektorin farmaceutik në Kosovë përcakton qartë rregullat për shpërndarjen e barnave, duke vendosur masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Shëndetësi, barnat që përshkruhen nga mjeku apo stomatologu nuk mund të jepen në mënyrë të pakontrolluar. Dispozita ligjore është e qartë:

“Barnat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu mund të jepen vetëm nga ose në prezencën e farmacistit të licencuar.”

Ky përcaktim ligjor nënkupton se asnjë barnatore nuk ka të drejtë të shpërndajë barna me recetë në mungesë të një farmacisti të licencuar, pasi një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve.

Ligji kërkon staf të licencuar në barnatore: Farmacisti përgjegjës, figurë kyçe për sigurinë e barnave

Rregullimi ligjor i sektorit farmaceutik në Kosovë përcakton standarde të qarta për funksionimin e barnatoreve, duke vënë theks të veçantë në praninë e stafit profesional të licencuar.

Sipas Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ për qarkulluesit me pakicë të produkteve medicionale, çdo barnatore obligohet të ketë një numër të mjaftueshëm të stafit profesional, i cili garanton dispensimin e barnave në përputhje me Praktikën e Mirë të Farmacisë.

Në këtë kuadër, një rol kyç i takon farmacistit përgjegjës. Ligji përcakton se në çdo barnatore duhet të punojë të paktën një farmacist përgjegjës, i cili mban përgjegjësi të plotë.

Po ashtu, dispozita ligjore është e prerë edhe në një pikë tjetër thelbësore:

“Barnatorja mund të funksionojë vetëm në prezencë të farmacistit”, thuhet në udhëzim.

Portali Front Online  ka dërguar  disa pyetje rrjetit të barnatoreve Riga Pharm, por as pas shumë ditë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigjie nga ta.

JU REKOMANDOJMË

Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve

Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve
17/10/2026 - 17:51

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku një ambulancë u bllokua nga disa protestues. Në një deklaratë për mediat,...

Më shumëDetails

“Toka jonë, Shqipëria jonë”: Deputetja e re i bashkohet protestave dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës

“Toka jonë, Shqipëria jonë”: Deputetja e re i bashkohet protestave dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës
17/10/2026 - 17:41

Marjana Koçeku, një deputete 25-vjeçare që vitin e kaluar hyri në parlament si pjesë e Partisë Socialiste si pjesë e prurjeve të reja të Edi Ramës, tashmë si...

Më shumëDetails

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës
17/10/2026 - 17:29

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pjesë e themelit mbi të cilin është ndërtuar shteti...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Gjini: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

Kurti kërkoi kohë shtesë, Gjini: Kulmi i paftyrësisë
17/10/2026 - 17:05

Aleanca është duke mbajtur mbledhjen e strukturave të partisë, ku do të paraqitet programi politik i saj. Përpara të pranishmëve, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u shpreh se...

Më shumëDetails

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën, Policia tërhiqet me shpejtësi

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën, Policia tërhiqet me shpejtësi
17/10/2026 - 16:54

Një episod i pazakontë po ndodh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë futut një automjet “Audi”. Protestuesit e kanë sjellë përpara autobotëve të ujit duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë