Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arta Zeqirit i dalin shkeljet në “Riga Pharm”: Dokumentet faktojnë mungesën e farmacistëve në barnatore

13/05/2026 - 14:12
në Lajme
A A
Arta Zeqirit i dalin shkeljet në “Riga Pharm”: Dokumentet faktojnë mungesën e farmacistëve në barnatore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektimet e Inspektoratit Farmaceutik kanë zbuluar një skemë shqetësuese të funksionimit të disa barnatoreve të rrjetit “Riga Pharm”, në pronësi të biznesmenes Arta Zeqiri.

Sipas raporteve zyrtare të siguruara nga portali Front Online, në disa pika të këtij rrjeti në Mitrovicë, Ferizaj, Kllokot e Kaçanik, inspektorët nuk kanë gjetur në vendin e punës farmacistët përgjegjës, të cilët me ligj janë personat kryesorë që duhet të mbikëqyrin veprimtarinë farmaceutike.

 

Në vend të tyre, barnatoret janë gjetur duke funksionuar me teknikë të farmacisë, ndërsa në një rast edhe me teknike të mamisë, raporton Front Online.

Në keto barnatore Inspektorati ka gjetur edhe shkelje tjera, ku së paku në një rast teknikja e farmacisë i ka dhënë një qytetari një bar tjeter nga ai që iu është përshkruar në receptë nga mjeku.

Sipas ligjeve në fuqi, mungesa e farmacistit përgjegjës nuk është vetëm shkelje administrative, por është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve.

Dokumentet e siguruara të Inspektoratit tregojnë se shkeljet janë përsëritur në disa lokacione te të njëjtit rrjet.

 

Në “Riga Pharm 50” në Mitrovicë, inspektimi është kryer më 14 prill 2025. Farmaciste përgjegjëse figuron Brikena Jusufi, por sipas raportit, në barnatore nuk është gjetur ajo. Barnatorja ishte hapur nga teknikja e farmacisë Adea Sokoli.

Në “Riga Pharm 32” në Ferizaj, inspektimi është kryer më 31 korrik 2025. Farmaciste përgjegjëse ishte Fatjonë Shahini, por në momentin e inspektimit është hasur vetëm teknikja e farmacisë Anisa Brahimi.

Në “Riga Pharm 3” në Kllokot, inspektimi është bërë më 16 shtator 2025. Sipas dokumentit, në barnatore ishte vetëm Anita Shallti, teknike e farmacisë, ndërsa mungonte farmacistja përgjegjëse Nakishe Qamili.

Në “Riga Pharm 42” në Mitrovicë, inspektimi është kryer më 17 mars 2025. Inspektorët kanë gjetur në barnatore tekniket e farmacisë Djellza Shala dhe Besa Mustafaj, por jo farmacisten përgjegjëse Erina Kida.

 

Në “Riga Pharm 26” në Kaçanik, gjatë inspektimit të datës 17 shtator 2025, në barnatore është hasur Elsa Troni, teknike e mamisë, ndërsa farmacist përgjegjës figuron Durak Salihu.

Këto raste, të shtrira në disa komuna dhe në data të ndryshme, e bëjnë rastin edhe më serioz. Nuk bëhet fjalë për një lëshim të vetëm, por për një model të përsëritur të funksionimit të barnatoreve pa praninë e personit përgjegjës profesional.

Sipas legjislacionit në fuqi, veprimtaria farmaceutike duhet të zhvillohet nën përgjegjësinë e farmacistit. Teknikët e farmacisë mund të jenë pjesë e stafit, por nuk mund ta zëvendësojnë farmacistin përgjegjës. Aq më pak një person me profil tjetër profesional, siç është teknike e mamisë.

Raportet e Inspektoratit mbështeten në disa akte ligjore, përfshirë Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale Nr. 04/L-190, Ligjin për Inspektime Nr. 08/L-067, si dhe udhëzimet administrative që rregullojnë qarkullimin me pakicë të produkteve medicinale.

Pikërisht këto dispozita kërkojnë që barnatorja të funksionojë me staf profesional të kualifikuar dhe nën mbikëqyrjen e farmacistit përgjegjës.

Shkelje ligjore në barnatore: Ligji kërkon prani të detyrueshme të farmacistit gjatë gjithë orarit të punës

Legjislacioni në fuqi në Kosovë përcakton shumë qartë kushtet për funksionimin e barnatoreve, duke vendosur standarde strikte për të garantuar sigurinë e qytetarëve  gjatë furnizimit me produkte medicinale.

Sipas Nenit 14 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, “Dispensimi dhe shitja me pakicë e produkteve medicinale” mund të realizohet vetëm nëse plotësohen disa kritere bazë ligjore.

Pra, në pikën 1 të këtij neni theksohet se për ushtrimin e këtij aktiviteti kërkohet:

Licencë biznesi e lëshuar nga autoriteti kompetent;

Licencë profesionale e barnatores e lëshuar nga AKPPM.

Ndërsa në pikën 2 të Nenit 14 përcaktohet qartë një nga obligimet më të rëndësishme:

“Barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacist/farmaciste të licencuar.”

Ky detyrim ligjor është thelbësor për garantimin e shpërndarjes së sigurt të barnave dhe për parandalimin e gabimeve që mund të rrezikojnë shëndetin e pacientëve.

Sipas ligjeve në fuqi, mosrespektimi i këtij neni përbën shkelje serioze ligjore dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë gjoba apo pezullim të aktivitetit të barnatores.

Ligji i prerë: Barnat me recetë mund të jepen vetëm në prani të farmacistit të licencuar

Ligji në fuqi për sektorin farmaceutik në Kosovë përcakton qartë rregullat për shpërndarjen e barnave, duke vendosur masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Shëndetësi, barnat që përshkruhen nga mjeku apo stomatologu nuk mund të jepen në mënyrë të pakontrolluar. Dispozita ligjore është e qartë:

“Barnat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu mund të jepen vetëm nga ose në prezencën e farmacistit të licencuar.”

Ky përcaktim ligjor nënkupton se asnjë barnatore nuk ka të drejtë të shpërndajë barna me recetë në mungesë të një farmacisti të licencuar, pasi një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve.

Ligji kërkon staf të licencuar në barnatore: Farmacisti përgjegjës, figurë kyçe për sigurinë e barnave

Rregullimi ligjor i sektorit farmaceutik në Kosovë përcakton standarde të qarta për funksionimin e barnatoreve, duke vënë theks të veçantë në praninë e stafit profesional të licencuar.

Sipas Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ për qarkulluesit me pakicë të produkteve medicionale, çdo barnatore obligohet të ketë një numër të mjaftueshëm të stafit profesional, i cili garanton dispensimin e barnave në përputhje me Praktikën e Mirë të Farmacisë.

Në këtë kuadër, një rol kyç i takon farmacistit përgjegjës. Ligji përcakton se në çdo barnatore duhet të punojë të paktën një farmacist përgjegjës, i cili mban përgjegjësi të plotë.

Po ashtu, dispozita ligjore është e prerë edhe në një pikë tjetër thelbësore:

“Barnatorja mund të funksionojë vetëm në prezencë të farmacistit”, thuhet në udhëzim.

Portali Front Online  ka dërguar  disa pyetje rrjetit të barnatoreve Riga Pharm, por as pas shumë ditë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigjie nga ta.

JU REKOMANDOJMË

Kërcënimi rus ndaj Gjermanisë: Sa serioz është?

Kërcënimi rus ndaj Gjermanisë: Sa serioz është?
17/10/2026 - 16:14

Ekspertët besojnë se Gjermania duhet të përgatitet më mirë për provokimet ruse. Dhe ata paralajmërojnë kundër idesë se ndërprerja e mbështetjes për Ukrainën do ta bënte Gjermaninë më...

Më shumëDetails

Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat
17/10/2026 - 15:56

Komuna e Prishtinës ia ka legalizuar një objekt të ndërtuar pa leje Vigan Gashit, djalit të biznesmenit Burim Gashi, i njohur si “Burim Agrollapi”. Vendimi për lëshimin e...

Më shumëDetails

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit
17/10/2026 - 15:47

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të pestën ditë radhazi, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Gjatë...

Më shumëDetails

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj
17/10/2026 - 15:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e...

Më shumëDetails

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen
17/10/2026 - 15:16

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar të shtunën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të gjitha automjetet po i nënshtrohen kontrollit nga zyrtarët, por kësaj radhe raportohet...

Më shumëDetails

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin
17/10/2026 - 14:56

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë