Osman Musliu, hoxha nga komuna e Drenasit që është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka dalë me një shkrim pas reagimeve të shumta në lidhje me këtë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se “nuk premton ndryshim”, por që të jetë zëri i qytetarëve.
Postimi i plotë:
Të dashur,
Kam qëndruar aty ku qëndrohet më së vështiri — mes njerëzve.
Para luftës, kur frika ishte gjuhë e përditshme.
Gjatë luftës, kur më afër e kishim vdekjen sesa lirinë.
Pas luftës, kur liria donte formë e drejtim.
Kundër atyre që e përdorën fenë për para e pushtet – kundër atyre që e fajësuan fenë për qëllimet e tyre.
Nuk vij nga karriera. Vij nga shërbimi.
Nuk kam heshtur kur nevojitej fjala e nuk kam lëshuar pe kur kërkohej vendosmëria.
Nuk premtoj ndryshim. Kërkoj mundësi të vazhdoj atë që kam bërë gjithmonë — të jem vetvetja e zëri juaj.
Busulla nuk pyet kush je — thjesht tregon veriun.
Eshte cilesia kryesore e saj.
Busulla e shqiptarëve ka treguar gjithmonë nga veriu — jo për drejtim, por për paralajmerim rreziku e perballje.
Vazhdojmë, ecim duke ndjekur shenjat e busullës shqiptare.













