Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiptarët bëhen copa nëpër gjyqe për tokat e Kosovës, ndërsa serbët i shesin ato! (VIDEO)

13/05/2026 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
Shqiptarët bëhen copa nëpër gjyqe për tokat e Kosovës, ndërsa serbët i shesin ato! (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

16 ari tokë në mes të kryeqytetit, u bënë mollë sherri për familjen Osmani.

63 vjet më parë, gjyshin e tyre e kishte sjellë puna në kryeqytet, e më tutje jetën aty e vazhduan edhe nipat e tij.

Në vitin 1963, Faik Osmani nga Podujeva kishte qenë duke punar në ndërmarrjen shoqërore “Mekanizmi”.

E që të mos udhëtonte çdo ditë, ndërmarrja i kishte dhënë atij 16 ari tokë për t’u shpërngulur.

Për vite me radhë, familja Osmani jetoi e investoi në ndërtimin e shtëpive në atë parcelë që gjendet në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Djemtë e Osmanëve, të cilët kishin shkuar të jetonin në Zvicër, më 2004 u kthyen e filluan të ndërtonin shtëpitë në tokën ku ishin rritur.

Meqë, jetojnë në Zvicër, nipi i Faikut, Drenor Osmani, tani si 28-vjeçar kujton me nostalgji pushimet verore në atë vend, të cilat i kishin përjetuar çdo vit.

Ky vend e nostalgjia që ka, e bëjnë Drenorin tani 28-vjeçar që disa herë gjatë vitit të vijë të kalojë pushimet në Kosovë.

Pasardhësit e kësaj familje e dinin që ajo tokë nuk është e tyre, mirëpo po prisnin momentin që ta blinin atë nga AKP-ja.

Krejt kjo derisa një ditë në adresën e shtëpisë së familjes Osmani, erdhi një shkresë nga gjykata.

Një emër që nuk e kishin ndëgjuar kurrë më parë, po i akuzonte se shtëpia e tyre ishte ndërtuar në tokën e tij.

Ibrahim Svarça, një vit para padisë, kishte lidhur kontratë me një kompani serbe të quajtur “Gosha Group”, ku për vlerën 200 mijë euro kishte blerë 36 ari tokë.

I pakuptimtë, sipas 28-vjeçarit, qëndron fakti se ai tek në vitin 2014, tha se dikush ka ndërtuar shtëpi në pronën e tij, ndërsa ata jetojnë aty qysh para 63-vjetësh.

Faturat e pagesave të tatimeve, rrymës e çdo obligimi tjetër, sipas Osmanit janë dëshmi e jetesës së tyre ndër vite.

Se diçka nuk shkon me atë kontratë e blerje, 28-vjeçari thotë se e vërteton edhe fakti që AKP-ja ka ngritur padi kundër Ibrahim Svarçës, duke e quajtur të pavlefshëme atë kontratë.

Familja Osmani, ai thotë se janë të vetëdijshëm që toka nuk është e tyre, mirëpo krejt çka duan është që prona të kalojë tek AKP dhe ata të fillojnë negociatat me institucionin për të e blerë këtë tokë.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
13/05/2026 - 21:21

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani kishin nisur të ftoheshin gjatë vitit 2024, duke përmendur deklaratën...

Më shumëDetails

Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
13/05/2026 - 21:10

Shpërndarja e Kuvendit i la më shumë se 2/3 e deputetëve të papunë. Të paktën kështu u deklaruan, në mënyrë që të marrin pagë kalimtare nga kuvendi, ndonëse...

Më shumëDetails

Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s’ka treguar çfarë ka folë

Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s’ka treguar çfarë ka folë
13/05/2026 - 20:51

Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me takimet e tij, duke ngritur pikëpyetje për...

Më shumëDetails

Elezi tregon sa subjekte politike kanë dorëzuar listat për deputetë

Deri me këtë datë kanë kohë subjektet politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ
13/05/2026 - 20:41

Valmir Elezi ka deklaruar në një lidhje direkte në emisionin Gazeta se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon aktivitetet dhe procedurat zgjedhore në përputhje me afatet ligjore dhe...

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku: Këtë herë me numër 16, nuk do ta ndaloj misionin për një PDK më të fuqishme

Mërgim Lushtaku: Këtë herë me numër 16, nuk do ta ndaloj misionin për një PDK më të fuqishme
13/05/2026 - 20:07

Ish deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se edhe në këto zgjedhje do të rikandidoj, por kësaj radhe me numër 16, për dallim nga të...

Më shumëDetails

Kamberi dhe dy deputetë të tjerë paraqesin rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë

Kamberi tallet pak: Edhe Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike, Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë
13/05/2026 - 19:39

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se bashkë me deputetë të tjerë kanë propozuar rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë